Shafran i Indisë është përdorur si erëz për mijëra vjet. Ai ka një ngjyrë të verdhë ose portokalli intensive dhe ka një shije shumë të veçantë. Shafrani i Indisë gjithashtu ofron dhjetëra përfitime shëndetësore, në sajë të sasive të mëdha të përbërësve të tilla si antioksidantë, minerale dhe vitamina.
Shafrani i Indisë ka veti anti-inflamatore, antioksiduese, antikancerogjen, parandalon sëmundjet e zemrës dhe ndihmon në detoksifikimin e mushkërive të duhanpirësve.
Megjithatë, pak e dinë se si ta përdorin shafranin e Indisë për të shijuar të gjitha përfitimet e tij terapeutike. Përdorimi i tij për t’i shtuar shijen disa gatime disa herë në javë sigurisht nuk është i mjaftueshëm për të luftuar kundër inflamacionit ose parandalimin e çrregullimeve. Për të shijuar karakteristikat e tij, ju duhet ta konsumoni atë çdo ditë.
Në këtë drejtim është sugjeruar që të përgatitet një çaj bimor, duke përdorur një lugë çaji me pluhur shafran Indisë në ujë apo qumësht. Konsumi i shafran i Indisë 3 herë në javë na lejon të gëzojmë të gjitha përfitimet e tij. Është e këshillueshme që të pini një çaj bimor në mëngjes esëll, një tjetër gjatë drekës dhe të fundit në darkë.
Burimi / www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.