Mirëqenie

April 9, 2018 | 11:53

Shafrani i Indisë parandalon dhimbjet e migrenës

Shafrani i Indisë, kjo erëz, e cila ka qenë një nga përbërësit kryesor në gatimet indiane dhe aziatike për mijëra vite me radhë, vitet e fundit është bërë shumë popullore në të gjithë botën.

Shafrani i Indisë njihet për disa nga përfitimet shëndetësore, si ulja e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës apo për pastrimin e lëkurës.

Kjo erëz është përdorur gjithashtu edhe për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, duke qenë se përbërësi i saj aktiv kurkumina përmban efekte antiinflamatore dhe antioksiduese të forta.

Shkencëtarët, mjekët dhe dietologët mendojnë se kjo erëz mund të shërbejë edhe si ilaç për lehtësimin ose parandalimin e dhimbjeve të shkaktuara nga migrena.

Migrena, e karakterizuar nga dhimbje therëse dhe pulsuese, prek miliona njerëz në të gjithë botën dhe është e vështirë për t’u trajtuar, duke qenë se akoma nuk është zbuluar se çfarë e shkakton realisht këtë sëmundje.

Ekspertja e dietologjisë, dr. Vanessa Rissetto, tregon për Daily Mail se shafrani i Indisë dhe kurkumina kanë potencialin të parandalojnë këto dhimbje të tmerrshme të kokës.

Burimi / http://www.gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top