Freskues, hidratues dhe ushqyes: shalqiri është padyshim një nga frutat më të preferuara të verës. Megjithatë, janë të paktë ata që i njohin të gjitha lëndët ushqyese të shalqirit dhe përfitimet e tij shëndetësore, duke pasur parasysh besimin e përhapur se përmban vetëm “ujë dhe sheqer”.
I pasur me ujë dhe pak kalori, shalqiri është një nga frutat më të përshtatshme për të luftuar ngrohjen dhe për të humbur peshë. Më poshtë ne listojmë përfitimet kryesore të shalqirit.
Hidratues. Shalqiri përbëhet nga 92% ujë dhe përmban elektrolite të rëndësishme. Ai mund të hahet në çdo kohë dhe është një mesvakt ideale për të mbajtur trupin të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.
Antioksidant. Vitamina C që gjendet te shalqiri është thelbësore për sistemin imunitar dhe ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Përveç kësaj, ajo promovon detoksifikimin e trupit dhe mbron qelizat nga dëmtimi i radikaleve të lira.
Kockat. Shalqiri përmban likopen, e cila është e rëndësishme për shëndetin e kockave. Kjo lëndë ushqyese redukton stresin oksidativ që zvogëlon aktivitetin e osteoblasteve dhe osteoklasteve, dy qelizave të kockave.
Zemra. Shalqiri përmirëson qarkullimin e gjakut nëpërmjet vazodilimit. Për shkak të këtij veprimi, është një ushqim i përshtatshëm për ata që vuajnë nga hipertensioni.
Yndyra. Shalqiri përmban citrullin, e cila ndihmon në zvogëlimin e akumulimit të yndyrës në qeliza. Është një aminoacid që konvertohet në argininë dhe shkakton që qelizat të prodhojnë më pak inde yndyre.
Diuretik. Shalqiri është një diuretik natyral që rrit rrjedhjen e urinës dhe mbron veshkat. Për më tepër, ndërhyn në procesin e eliminimit të amoniakut nga mëlçia.
Kancer. Vitamina C, së bashku me antioksidantë të tjerë që gjenden në shalqi, lufton formimin e radikaleve të lira, të lidhura me zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit.
Burimi / www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.