Mirëqenie

July 2, 2017 | 9:00

Shalqiri si viagra, dhuron rezultate identike

Shalqiri është fruti i dashurisë, dhe jo banania! Jemi në stinën kur mund të konsumohet, ndaj përfitoni nga një lajm i mirë që mbështetet nga autoritetet botërore të shëndetit. Sipas fakteve të zyrtarizuara tashmë, ato thonë se bëhet më shumë dashuri aty ku shenjohen edhe shumica e dëshmive nga ana e meshkujve.

shalqiri

Meshkujt, të cilët vrapojnë për të gjetur zgjidhje te Viagra, për të pasur një fuqi më të madhe në zgjidhjen e disa problemeve, të paktën këtë periudhë e kanë të lehtë zgjidhjen. Shalqiri, i cili nuk bën aspak keq si Viagra, dhuron rezultate identike. Disa studiues teksanë kanë arritur në këtë konkluzion para disa vitesh, por duhet rikujtuar edhe sot, pavarësisht distancës në kohë.

Citrulina është sekreti i shalqirit

Nga ku lind në të vërtetë kjo pronësi e shalqirit? Nga citrulina, një aminoacid, i cili ndodhet më së shumti në lëkurë dhe në tulin e frutit. Ereksioni është një çlodhje muskulore: mëse i saktë, muskulatura e lirshme në rrugët e gjakut, e cila lidhet me penisin jo në ereksion, qetëson dhe  rrjedhimisht, lejon fluksin e gjakut në penis. Pas relaksimit të muskujve të butë, gjaku mund të rrjedhë në trupin e organit gjenital mashkullor, ku ndodh dhe ereksioni.

Shumë shalqi fryn

Kështu që, idealja për zotërinjtë meshkuj mund të jetë, të ngrënit e shalqirit me cilësi. Por kujdes, ju sigurojmë avantazh nga njëra anë dhe disavantazh nga ana tjetër. Konsumi i tepruar do të thotë marrje  më shumë të ekstraktit nga fruti, i cili bën që të shtohen lëngjet në stomak, ta fryjë atë duke çuar dhe në nevojën e urinimit të tepërt. Për të marrë përfitimet e duhura dhe pa pasoja, shpresojmë që në të ardhmen e afërt citrulinën ta gjejmë në llojin e barnës në farmaci, e cila mund të ruhet për një kohë më të gjatë dhe mund të rrisë prodhimin e oksidit nitrik, e cila është thelbësore për ereksionin  e penisit!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top