Mirëqenie

June 6, 2017 | 15:00

Shalqiri… viagra natyrale

Jemi në stinën kur mund ta konsumojmë shalqirin, ndaj përfitoni nga ky lajm i mirë që mbështetet prej autoriteteve botërore të shëndetit. Sipas fakteve të zyrtarizuara tashmë, meshkujt dëshmojnë se kush konsumon më shumë shalqi, bën më tepër dashuri.

1

Burrat, të cilët vrapojnë për të gjetur zgjidhje te viagra, për të pasur një fuqi më të madhe në zgjidhjen e disa problemeve. Mirëpo kur seksi thërret dhe s’dëshiron të bësh figurë të keqe, mund ta zgjasësh hapin te shalqiri, i cili nuk bën aspak keq si viagra dhe dhuron rezultate të njëjta. Disa studiues teksanë kanë arritur në këtë përfundim para disa vitesh, por duhet rikujtuar edhe sot, pavarësisht largësisë në kohë.

Nga lind në të vërtetë kjo pronësi e shalqirit?

Nga citrulina, një aminoacid që ndodhet më së shumti në lëkurën dhe tulin e frutit. Ereksioni është një çlodhje muskulore: më se i saktë, muskulatura e lirshme në rrugët e gjakut, e cila lidhet me penisin jo në ereksion, qetëson dhe rrjedhimisht lejon fluksin e gjakut në penis. Pas relaksimit të muskujve të butë, gjaku mund të rrjedhë në trupin e organit gjenital mashkullor, ku ndodh dhe ereksioni.

Kështu që idealja për zotërinjtë mund të jetë ngrënia e shalqirit, por kujdes! Ju siguron avantazh nga njëra anë dhe disavantazh nga ana tjetër. Konsumimi i tepruar do të thotë marrje më shumë të ekstraktit nga fruti, i cili bën që të shtohen lëngjet në stomak, ta fryjë atë duke çuar dhe në nevojën e urinimit të tepërt. Për të marrë përfitimet e duhura dhe pa pasoja, shpresojmë që në të ardhmen e afërt citrulinën ta gjejmë në llojin e barnës në farmaci, e cila mund të ruhet për një kohë më të gjatë dhe mund të rrisë prodhimin e oksidit nitrik, që është thelbësor për ereksionin e penisit!

Studiuesit paralajmërojnë: “Shalqiri nuk është zëvendësimi i duhur për serinë e mosfunksionimit seksual. Përderisa është e vërtetë se ka kundërndikime, ndryshe nga viagra, e cila mund të dëmtojë zemrën, është gjithashtu e vërtetë se prodhon efekte të kufizuara. Citrulina gjendet mbi të gjitha sidomos në lëkurën e shalqirit, përmban shumë sheqer, ndaj nuk mund të konsumohet me tepri”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top