Dëshmi

September 17, 2021 | 8:35

Sharon Stone pas vdekjes së nipit: “Shpëtoi jetën e tre njerëzve”

Dhimbja për vdekjen e Riverit, nipit të Sharon Stone – djali i vëllait të saj Patrick – është shkatërruese për aktoren dhe të gjithë familjen e fëmijës, i cili u nda nga jeta më 30 gusht vetëm një vjeç (i bënte ato ditë) për daljes jashtë funksionit të shumë organeve.

2Prindërit e fëmijës vendosën t’i dhurojnë organet e tij, një gjest altruizmi por edhe ngushëllimi, siç shpjegon diva në një intervistë për People: “Asgjë nuk e ndihmoi familjen tonë të duronte vdekjen tragjike të Riverit si dhurimi i organeve të tij. Fakti që ai shpëtoi jetën e tre personave, dy fëmijë dhe një burrë 45-vjeçar, na dhanë paqe”. Vdekja dramatike e nipit tronditi Sharon Stone, e cila e kujton kështu: “Ai ishte shakaxhiu ynë, fëmija ynë ujor, shijuesi ynë i vogël. Tani ai është bërë hero. Duke vdekur, fëmija ynë dha një kontribut të madh në këtë botë … më i madh se shumica prej nesh mund të shpresonte të jepte”.

 

Vdekja e River

3

Më 27 gusht, Riveri i vogël u gjet në një gjendje shumë të rëndë në krevatin e tij. Nuk kishim asgjë se çfarë të bënim për të, dhe vdiq tre ditë më vonë, në spital, për shkak daljes jashtë funksionit të shumë organeve, një sëmundje sistemike që përfshin sistemin e qarkullimit të gjakut. Sharon Stone ishte në Venecia kur mbërriti lajmi tragjik dhe u largua menjëherë nga Italia për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara te familja e saj.

 

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top