Mirëqenie

March 6, 2020 | 9:34

Shega, çfarë ndodh nëse e konsumoni çdo ditë?

Ka ushqime që nëse përfshihen në dietën e përditshme, sjellin shumë ndryshime për shkak të vlerave të dobishme që ato kanë. Një nga këto është shega. E pasur me antioksidantë, ajo është në gjendje të japë përfitime të jashtëzakonshme për ata që vendosin ta hanë atë çdo ditë.

E konsideruar si një super ushqim, në të vërtetë shega është në gjendje të ndihmojë në humbjen e peshës, përmirësimin e zorrëve dhe madje parandalimin e tumoreve.

Pra, le të zbulojmë se cilat janë të gjitha efektet pozitive të këtij fruti.

Shega është e pasur me veti të dobishme, vitamina dhe minerale. Është një frut i përsosur për ata që janë në dietë dhe për ata që duan të kujdesen për veten e tyre. Ndër të tjera, shija e saj e ëmbël e bën atë një ushqim të përsosur për ata që duan të hanë shëndetshëm pa sakrifikuar shijen.

Por cilat janë përfitimet që sjell konsumimi çdo ditë i shegës?

  • Ju ndihmon të qëndroni mbani më të rinj duke luftuar radikalët e lirë
  • Ul kolesterolin e keq
  • Përmirëson humorin
  • Rregullon presionin e gjakut
  • Promovon shëndetin e zorrëve
  • Është e dobishme në rast kapsllëku
  • Zbut simptomat e sindromës premenstruale
  • Mban trupin të hidratuar
  • Është një aleat i vlefshëm gjatë menopauzës
  • Zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit
  • Është e mirë për kockat
  • Tonifikon trupin
  • Mbron stomakun
  • Ka një veprim të lehtë diuretik
  • Mbron nga dëmtimi UV
  • Mbron trurin

Si ta konsumoni shegën?

Shega është një frut që mund të përdoret në mënyra të ndryshme. Para së gjithash, është mirë të mbani mend se kokrrat e saj duhet të pastrohen nga pjesa e bardhë, e cila rrezikon ta bëjë shijen të hidhur. Pasi të bëhet kjo, ju mund të zgjidhni t’i hani siç janë ose t’i fusni në sallatë. Është gjithashtu e përshtatshme për përgatitjen e llojeve të ndryshme të ëmbëlsirave.

Nëse dëshironi ta konsumoni çdo ditë është mirë të dini se lëngu i saj është me të vërtetë i mirë për shëndetin dhe kur konsumohet në mëngjes, është një kurë e vërtetë.

Kujdes: Si çdo ushqim, shega mund të ketë kundërindikacione. Konsumi i saj duhet të jetë i moderuar në rast diabeti. Përveç kësaj, mund të krijojë probleme për ata që janë alergjikë ndaj frutave ose derivateve bimore. Pra, para se ta konsumoni është mirë të kërkoni këshillat e mjekut tuaj.

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top