Është shega çelësi i suksesit kundër sëmundjeve kronike intestinale. Kjo është shpresa që jepet për përmirësimin e kurimit në të ardhmen nga një kërkim i ri i universiteteve indiane dhe amerikane, që shprehin entuziazëm për rezultatin. Shega përmban një molekulë që quhet urotilina, e cila sipas analizave, rezulton se forcon ndjeshëm funksionet e barrierave intestinale, ulja e të cilave lidhet më sëmundjet e Krohnit dhe kolitin ulçeroz.
Studimi është publikuar në revistën shkencore ‘Nature Communications’ dhe në të shpjegohet edhe mekanizmi më të cilin kjo molekulë e shegës ndikon në mbrojtjen e zorrëve nga këto patologji kronike, të cilat janë problematike për miliona njerëz në mbarë botën.
Studimet vijojnë dhe janë përqendruar në krijimin e trajtimeve kundër sëmundjeve të zorrëve duke shfrytëzuar pikërisht përbërësin që gjendet tek fruti i shegës.
Burimi / KlanPlus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.