Një e qarë, e cila portretizon takimin e parë mes një fëmije dhe motrës së tij të porsalindur është bërë virale në Facebook. Reagimi është sa emocional aq dhe i sinqertë, gjë që përfaqëson më së miri ndjenjat e një fëmije që sheh ‘udhëheqjen’ e tij të kërcënuar nga ardhja e re. Një pyetje në të cilën shumë prindër duhej të mendonin, të ndarë mes kujdesit për t’iu kushtuar atyre që pritet të vijnë në jetë dhe mundësisë së neglizhimit të fëmijëve më të mëdhenj.
Fotografia në fjalë është marrë nga Jordan Burch, një fotograf i njohur, i specializuar në portretet familjare, i cili e përjetësoi reagimin e Xheksonit të vogël në Spitalin Baptist në Pensacola të Floridës. Më vonë fotografi ka postuar dy imazhe në Facebook, shoqëruar me një koment të gjatë.
Me mbërritjen në spital me babain e tij, Stefani, ai ishte i qetë, por kur pa motrën e vogël në krahët e nënës Ashley: shpërtheu një të qarë të madhe. Në postimin, fotografi Jordan Burch i drejtohet Xheksonit: «Ngashërimet e tua shprehin dashurinë e madhe për nënën tënde. Por ka një lloj tjetër dashurie, atë të një vëllai më të madh. Një dashuri që nuk e njihni ende, por që së shpejti do ta mësoni “.
Fotot e shpërndara kanë marrë mijëra komente dhe pëlqime.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.today.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.