Marrëdhënie

December 23, 2019 | 8:07

Shekspir, një psikolog përmes artit

William ShekspirUilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta. Dramaturgu anglez në një prej kryeveprave të tij, “Zbutja e kryeneçes”, përçon një mesazh të vyer sa i takon marrëdhënies në çift. Në fund të dramës ja se si Petruço, prijësi fisnik, pasi e ka zbutur bashkëshorten e tij kryeneçe, thotë: Mrekullia paralajmëron dashuri, bindje të arsyeshme, pushtet të fortë, qetësi dhe gëzim, pra me një fjalë zotërinj, lumturi”.

zbutja-e-kryeneces

Pjesë nga dialogu:

Petruço: – Ket, zbuloji grave kryeneçe se si duhet të sillen me burrat e tyre!

Katerina: – Turp, hajde mos i rrudh ashtu vetullat, edhe mos u mundo të plagosësh me vështrim inatçor bashkëshortin dhe zotin tënd. Zemërimi ta prish bukurinë, siç prish të ftohtit livadhet e gjelbëruara. Askurrë, askund edhe askush nuk do ta dojë zemërimin tënd. Se gruaja e pezmatuar i ngjan një burimi të turbulluar, që e humbet bukurinë dhe freskinë dhe askush nuk do të pijë as edhe një pikë ujë sado etje të madhe që të ketë. Ne jemi bërë që me trupin, mendjen edhe veprimet tona, të shkrihemi në një me burrat dhe të jemi një kombinim i bukur edhe i harmonishëm.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top