Dëshmi

July 3, 2021 | 8:13

Shembull vetëbesimi, Vilma Dule: Çfarëdo që të jetë sfida jote dije se ia vlejnë të gjitha përpjekjet

 

Vilma Dule është nga ato luftëtare që nuk i dorëzohet asnjë beteje. Sepse vetëbesimi është rruga drejt fitoreve. Pavarësisht sfidës që fati ia dha në jetë, e cila i la gjurmë në portretin e saj të bukur, ajo nuk u thye, as u dorëzua. Përkundrazi, mblodhi të gjitha forcat dhe me shpirtin luftarak i doli ballë një sfide të re, asaj për të rikthyer Vilmën e dikurshme në portret.

1       2

Në postimet në faqen e saj sociale në Facebook, ajo është shndërruar jo vetëm në një shembull gruaje kurajoze dhe luftarake, por në një motivuese për jetën. Ndjesitë më të fundit po i ndajmë me ju:

 

Më 2016 korrik 2016, në Lyon, po bëja një nga operacionet më të rëndësishme për të rikonstruktuar fytyrën time.

Nuk shkoi mirë, në fakt dha komplikacione dhe unë ende punova më 10 gusht…

Për ju që më lexoni dhe më shihni të buzëqeshur tani në këto foto e dini se nuk ishte e lehtë.

Ishte e tmerrshme, zemërthyer dhe e gjatë, por ia vlejti i gjithë mundimi.

Jo sepse dukem më e bukur tani, jo! Vetëm se i dëshmova vetes se mund t’ia dilja, pavarësisht se isha vetëm në një vend të huaj, pa para apo punë, pa një njeri që të ishte mburoja ime.

Unë isha bërë mburoja ime për herë të parë!

Çfarëdo që të jetë sfida jote dije se ia vlejnë të gjitha përpjekjet e tua, sepse do të të bëjë atë që duhet të jesh:

Unike!

E fortë!

Më mirë se kaq!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top