Shumë gjëra mund të thuhen për romantikët, ama ka një të vërtetë. Ata dinë të jenë idealistë, optimistë, pse jo dhe pak të çmendur. Kurrsesi nuk e bëjnë të mërzitshme një lidhje në çift. Përkundrazi, me mënyrat e tyre arrijnë të realizojnë një marrëdhënie të lumtur dhe të suksesshme. Ju ofrojmë disa këshilla se si mund ta bëni të ndihet mirë partneri juaj në këtë ditë të veçantë. Mos harroni. Ato vlejnë edhe në ditë të tjera, të zakonta.
*Dërgojini të dashurit tuaj një duzinë trëndafilash kuruar bukur.
Dërgo njëmbëdhjetë të kuq dhe një të bardhë. Bashkëngjit dhe një shënim që thotë:
“Në këtë tufë është njëra që qëndron veçantë, dhe ajo, je ti”.
*Dhuroni një kuti bizhuterish.
Dërgojani asaj me një dedikim që thotë:
“Uroj të ishe këtu brenda”.
*Fikni TV.
Vini një shënim në ekran duke thënë:
“Më ndiz mua”.
*Shkruajini atij një deklaratë të shkurtër dashurie.
Vendoseni në librin që është duke lexuar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.