Dhuratat më të dashura për vajzat mbeten unazat, sidomos kur ato janë me gurë të çmuar e simbolizojnë thellësisht ndjenjën. Si të tilla, ato nuk dalin kurrë nga moda. Sepse në ditë të shënuara ato marrin edhe më shumë kuptim.
Trendet botërore sugjerojnë se për të ngjarë bukur, mjafton të përzgjedhësh unaza me gurë të përmasave jo shumë të mëdha. Kjo i përket stilit elegant, me shkëlqim dhe klas.
Diamanti mbetet mbreti i gurëve, si më i bukuri, i cili mendohet se forcon kujtimet dhe krijon një gjendje të mirë shpirtërore. Edhe diamantet e zinj janë vlerësuar në mënyrë të veçantë nga femrat. Gurët e çmuar në unaza do ta bënin një femër të ndihej vërtet e lumtur dhe e dëshiruar. Kjo, përcaktuar si mënyra më e drejtpërdrejtë për të vënë në pah individualitetin e saj. Nëse vendos një unazë të zgjedhur mirë për gishtin tënd, ke provuar më të bukurën për veten. Stolitë vezulluese janë gjetja e duhur për t’i shtuar shumëçka i mungon festës së veçantë.
Ja disa nga sugjerimet tona:
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.