Këshilla & Arsye

December 12, 2018 | 11:54

Shëndeti dhe lumturia janë të lidhur me njëri-tjetrin

Viteve të fundit ka qenë një dukuri interesante numri i lartë i njerëzve të cilët janë në kërkim të lumturisë. Raporte të ndryshme kanë treguar se në përgjithësi njerëzit nuk janë të lumtur. Por, së fundmi shkencëtarët tregojnë se rritja e niveleve të lumturisë mund të çojë në shëndet më të mirë dhe mirëmbajtja e shëndetit të mirë mund t’ju bëjë më të lumtur.

Si ndodh kjo?

Ushtrimet e rregullta fizike janë vitale për lumturinë dhe shëndetin tuaj. Një shëtitje në park, një udhëtim me biçikletë zvogëlojnë shtypjen e gjakut dhe uljen e kolesterolit, zvogëlojnë stresin dhe rrisin kreativitetin.

Natyra

Të ecurit në park dhe njëkohësisht ushqyerja zogjve apo mbjellja e bimëve, siç tregojnë shkencëtarët, ka ndikuar që njerëzit që vuajnë nga sëmundjet fizike dhe mendore të kenë pasur përmirësim.

Stresi

Simptomat fizike nuk të çojnë në mungesë të lumturisë – stresi po. Parashikuesi më i madh i lumturisë është stresi dhe shpeshherë stresi të çon në mirëqenie të dobët, etj.

Rrjetet sociale

Rrjetet sociale shkaktojnë stres. Njerëzit në Facebook janë 39% më të prirë të jenë të palumtur dhe 55% më shumë të prirë të ndihen të stresuar. Postimet e miqve ndikojnë që ne t’i krahasojmë jetët tona me të tjerëve dhe kjo na shkakton stres e palumturi.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top