Në parashikimet astrologjike për vitin 2020, nuk mund të harrojmë të hedhim një vështrim në sferën e shëndetit dhe mirëqenies, të cilat janë vërtetë të domosdoshme për t’u përkushtuar më pas në të gjitha energjitë tona në fusha të tjera të jetës. Le të shohim se çfarë thonë yjet për shenjën tonë të Zodiakut:
Dashi – A mendoni se keni nevojë të rikuperoni energjinë? Ndoshta, për shkak të kalimit të shumë Planetëve në Bricjap, në 2020-ën do të ndjeheni pak të stresuar dhe do t’ju duhet të relaksoheni duke bërë sport ose duke eksperimentuar me meditim. Në pjesën e parë të vitit do të ndiheni shumë të lodhur, por do të rikuperoheni nga fundi i qershorit, me kalimin e Marsit në shenjën tuaj, gjë që do t’iu bëjë të ndiheni më të fortë dhe të lumtur.
Demi – Me kaq shumë Planetë në formë të shkëlqyeshme, 2020-a me siguri do të jetë një vit i rëndë, i cili mund të ketë disa efekte të padëshirueshme në mirëqenien tuaj. Do të jetë e nevojshme të kujdeseni për ushqimin, veçanërisht në muajt prill, maj, qershor dhe korrik: konsumoni fruta dhe perime në vaktet dhe ushqimet tuaja të përditshme dhe shmangni abuzimin me ushqime tepër të yndyrshme ose alkool, veçanërisht nëse nuk dëshironi të shtoni peshë.
Binjakët – 2020-a mund të jetë viti në të cilin më në fund do të keni mundësi t’i jepni fund disa prej sëmundjeve që keni mbartur për ca kohë. Kalimi i shkurtër i Saturnit tek Ujori, i cili më pas do të kthehet tek Bricjapi, tregon vetëm se sa të fortë dhe të vendosur jeni. Kalimi i Venusit në shenjën tuaj në muajt prill, maj, qershor dhe korrik do të jetë veçanërisht i favorshëm për çdo trajtim estetik.
Gaforrja – nuk ka ardhur ende koha për t’u çlodhur dhe në vitin 2020 do të duhet të vazhdoni të jeni të fortë dhe të vendosur. Është e rëndësishme që të mos harxhoni energjitë tuaja fizike sepse ato do t’ju shërbejnë për të përballuar disa situata stresuese që do të karakterizojnë ditët tuaja në shumë fusha të jetës. Gjysma e dytë e vitit do të jetë më kritike dhe duhet të filloni të bëni diçka më shumë për veten tuaj: regjistrohuni në palestër, bëni një kurs meditimi, mësoni të dashuroni dhe doni veten tuaj.
Luani – Shëndeti mund të jetë një element i rëndësishëm për 2020-ën dhe Jupiteri me siguri do t’ju ndihmojë të shëroheni nga çdo ndikim sezonal ose sëmundje të vogla. Nëse për një kohë të gjatë keni shtyrë testet mjekësore, është koha të mos e bëni më këtë gjë. Yjet do ju mbështesin dhe duke filluar nga fundi i qershorit, ju do të keni mbështetjen e çmuar të Marsit në Dash, i cili përveçse do t’ju japë më shumë energji, do t’ju vë në kontakt me një anë shpirtërore tuajën që gjithmonë e keni nënvlerësuar. Kujdesuni për veten tuaj.
Virgjëresha – Ka shumë kohë që keni përfituar nga kalime të bukura astrologjike: viti 2020 do të jetë një vit që vlen të shënohet. Shëndeti juaj do të jetë i shkëlqyeshëm dhe do t’i falni vetes përvoja të ndryshme që do t’ju lejojnë të përkëdhelni veten dhe të kujdeseni pak më shumë për të. Në muajt e pranverës duhet të përpiqeni t’i kushtoni vëmendje shtesë trupit tuaj. Me Venusin në një aspekt joharmonik, ju mund të ndiheni të mërzitur nga një shqetësim i vogël. Neptuni ju fton t’i kushtoni vëmendje alergjive.
Peshorja – Yjet në vitin 2020 ju ftojnë të mos lini pas dore sinjalet e trupit tuaj, veçanërisht nëse nuk doni t’i kaloni ditët në ambiente të mbyllura për të rikuperuar energjitë ose për të shëruar veten. Venusi do të jetë në gjendje të shkëlqyeshme në muajt e pranverës dhe sugjerohet që të bëni trajtime natyrale ose homeopatike. Me Marsin në Dashi nga fundi i qershorit deri në fund të dhjetorit, ju mund të pësoni një rënie të mprehtë të energjisë dhe duhet të përpiqeni ta parandaloni atë duke u relaksuar vazhdimisht ose duke ngrënë ushqime të shëndetshme.
Akrepi – Përveç një pushimi të vogël pranveror, 2020-a do jetë një vit i jashtëzakonshëm në shumë mënyra, përfshirë atë të shëndetit dhe mirëqenies. Një humor i qetë dhe i gëzuar do ju ndihmojë pa dyshim të shmangni ndonjë sëmundje. Në gjysmën e dytë të vitit, me Marsin në Dash, duhet t’i kushtoni vëmendje efekteve të stresit dhe ritmeve të punës frenetike.
Shigjetari – Keni tendencën të jeni një person sportiv dhe në vitin 2020 do të jetë e rëndësishme të praktikoni vazhdimisht aktivitet fizik sepse Planetët në Bricjap mund t’ju shtyjnë të hani pak më shumë se zakonisht, duke shtuar disa kile. Me Venusin në pozicion joharmonik nga prilli deri në fund të korrikut, mund të habiteni kur shihni disa rrudha të tjera në fytyrën tuaj ose disa flokë të bardhë në kokën tuaj. Marsi në Dash, në gjysmën e dytë të vitit, do t’ju bëjë tepër të fortë dhe rezistent ndaj gjithçkaje.
Bricjapi – Jupiteri dhe Saturni në Shenjën tuaj në vitin 2020 do t’ju bëjnë të ndiheni të fortë. Sidoqoftë, në gjysmën e dytë të vitit, duhet t’i kushtoni vëmendje kalimit të Marsit në Dash, i cili mund të shkaktojë disa rënie të vogla. Shërimi do të jetë mjaft i lehtë, por si gjithmonë “parandalimi është më i mirë se kurimi” dhe ju e doni parandalimin në të gjitha format e tij. Për të shmangur pagjumësinë, mund të provoni të merrni disa çajra bimorë aromatik dhe të shijshëm.
Ujori – Planetët në Bricjap në vitin 2020 do t’ju kërkojnë t’i kushtoni vëmendje të madhe gjendjes tuaj të shëndetit mendor dhe fizik sepse çdo sëmundje mund t’ju pengojë të kryeni projektet tuaja. Kalimi i Saturnit në Shenjën tuaj do t’ju bëjë të ndiheni më të fortë, por mund të sjellë dhimbje të buta shpine. Venusi do të promovojë mirëqenien tuaj në muajt prill, maj, qershor dhe korrik. Marsi në Dash, nga ana tjetër, në gjysmën e dytë të vitit, do t’ju kujtojë të keni shumë burime të brendshme.
Peshqit – 2020-a do jetë për ju viti i rritjes dhe rikuperimit. Planetët në Bricjap do ju bëjnë të mos ndjeni kurrë atë ndjenjë të vetmisë nga e cila shpesh keni frikë. Gjithashtu në momentet kur nuk do të ndiheni në formë të shkëlqyeshme, do të jetë dikush i gatshëm të kujdeset për ju me mirësi dhe ëmbëlsi. Për të qëndruar në formë, ju mund të vendosni të praktikoni ndonjë sport në grup ose të merrni pjesë në ndonjë grup meditimi. Marsi sugjeron ushqyerjen e vëmendjes nga fundi i qershorit.
Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.