Në fokus

December 3, 2019 | 8:37

Shëndeti i zemrës ka një lidhje të ngushtë me stomakun

‘Makaronat, piperi djegës, çokollata e zezë dhe kafeja janë nga dietat më miqësore për zemrën’, ky ishte konstatimi në kongresin mjekësor me temë “Platform of laboratories for advanced in cardiac experience”, i cili u zhvillua në Romë, ku morën pjesë 4 000 kardiologë nga e gjithë bota.

“Ushqimet, nëse zgjidhen dhe gatuhen me kujdes në mënyrën e duhur, janë ilaçet e vërteta të së ardhmes, veçanërisht për zemrën”, shpjegon Leonardo Calò, drejtor i Njësisë së Kardiologjisë së Spitalit të Përgjithshëm ”Casilino” dhe president i kongresit.

Përdorimi i erëzave dhe aromave si rigoni, qepa e kuqe, speci, xhenxhefili, borziloku dhe  majdanozi kanë një efekt shumë të fuqishëm në jetëgjatësi.

Miqtë e zemrës janë gjithashtu ushqimet dhe pijet e kuqe. Kardiologët promovojnë verën e kuqe, fruta të purpurta-të kuqe, domate dhe, nëse gatuhen mirë, ndërveprojnë pozitivisht për të luftuar kancerin. Në kongres u bë thirrje për kufizimin sa më shumë të sheqerit.

 

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top