Mirëqenie

November 16, 2018 | 9:34

Shëndeti kalon nga tryeza, jo nga shtesat

Gjithnjë e më shumë njerëz  po mbështesin shtesat ushqimore. Arsyet për këtë janë nga më të ndryshmet, ku mund të përmendim dëshirën për të humbur peshë, mungesës e supozuar të vitaminave, për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare apo edhe kancerin. Për këtë të fundit është botuar një studimi i ri në New England Journal of Medicine, me rezultatet e dy testimeve, që i përkasin një studimi të vetëm.

Dy publikime, një projekt: VITAL. Një studim i rastësishëm, i kontrolluar nga qetësues jo të dëmshëm. Qëllimi ishte të demonstronte se vitamina D, Omega-3 ose një kombinim i tyre mund të kishin një aftësi mbrojtëse kundër kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Tregu i shtesave ushqimore

Tregu i shtesave kap vlerën e rreth 3 miliardë euro në vit, vetëm në Itali. Në dhjetë vitet e para të vitit 2000 shihej një shpërthim i vërtetë i këtyre shitjeve. Në fakt, në Shtetet e Bashkuara, njerëzit që mbështesin shtesat me Omega-3 janë rritur dhjetë herë, ndërsa ata që kanë zgjedhur vitaminën D janë katërfishuar. Megjithatë efektiviteti i gjithë kësaj, mbeti në hije për një kohë të gjatë.

Para VITAL: ASCEND dhe VIDA

Tashmë ka pak kohë që ka filluar të ketë dyshime të forta mbi përfitimet reale të shtesave me Vitaminë D dhe Omega-3. Një studim i Universitetit të Oksfordit, ASCEND, theksoi se si acidet yndyrore Omega-3, shumë të pranishme në vajin e peshkut, nuk kishin efikasitet më të lartë se qetësuesit në parandalimin e patologjive kardiovaskulare në lëndët diabetike.

VIDA (Studimi i Vlerësimit të Vitaminës D), në vitin 2016, tregoi joefektivitetin e Vitaminës D në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Megjithatë, në parandalimin e kancerit, kishte disa pritshmëri. Disa botime treguan një rrezik të zvogëluar të kontraktimit të llojeve të ndryshme të kancerit për shkak të marrjes së vitaminës D.

Studimi VITAL dhe rezultatet

Në këtë kontekst, studimi VITAL ka lindur më shumë se 5 vjet më parë. Studimi u financua nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) dhe rezultatet, të cilat u publikuan në internet në NEJM më 10 nëntor, u paraqitën në Sesionin Shkencor të Shoqatës Amerikane të Zemrës në Çikago.

VITAL, e cila ka si nënshkrues të parë Dr. JoAnn Manson, ka ndjekur për 25 vjet, 25.871 burra dhe gra. Disa prej tyre kanë marrë çdo ditë  Vitaminë D dhe 1 gram vaj peshku; një grup tjetër mori vitaminë D dhe një qetësues; grupi i tretë mori vaj peshku dhe një qetësues ndërsa grupi i katërt mori dy qetësues. Pas 5 vitesh vëzhgime, studiuesit nuk shihnin një ndryshim në rrezik. Vitamina D dhe Omega-3 nuk kishin prodhuar ndonjë ndryshim.

Mostra e vetme që tregon një rënie të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare ishte ajo e afrikano-amerikanëve. Prania shumë e ulët e peshkut në dietën e tyre të përditshme ka bërë që të marrin një gram vaj peshku në ditë dhe kjo ka përmirësuar dukshëm shëndetin e tyre. Rreziku i sëmundjes kardiovaskulare, në fakt, u zvogëlua me 77%.

Parandalimi fillon në tryezë

Pavarësisht nga rritja e tregjeve të shtesave ushqimore, përsëri del diçka e rëndësishme del në pah. Të hahet mirë është terapia e parë që secili prej nesh mund të bëjë. Një dietë e balancuar, e pasur me të gjitha lëndët ushqyese, është e mjaftueshme për t’i garantuar trupit gjithçka që i nevojitet. Ndërhyrja me produktet plotësuese mund të jetë e dobishme vetëm në situata të caktuara dhe gjithmonë me rekomandimin e mjekut.

Parimi që duhet mbajtur parasysh është se trupi i njeriut nuk është programuar të punojë më shumë dhe më mirë nëse ka një tepricë të “karburantit”. Thjesht ajo që nuk shfrytëzohet eliminohet.

 

Burimi / sciencecue.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top