Princi William, Princesha Kate dhe Princ Harry kanë pasur një javë tepër të zënë pasi kanë qenë të angazhuar në fushatën e tyre më të re.
Bëhet fjalë për fushatën e tyre sensibilizuese për sëmundjet mendore.
“Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa edhe shëndeti fizik,” thotë Kate në një video ku prezanton iniciativën e re.
E filmuar në pallatin Kensington tre ditë më parë, videoja është prezantuar sot në Maratonën e Londrës. Bamirësitë e ndryshme të treshes mbretërore janë përfshirë në mbështetje të iniciativës së tyre.
“Ne të gjithë mund të bëjmë pjesën tonë duke dëgjuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin për të gjetur mbështetje”, ka thënë Harry, i cili shpreson të kontribuojë në problemet e ushtarakëve.
Ndërsa William përmblodhi misionin e tyre: “Le të mblidhemi kokë më kokë dhe të bisedojmë mbi shëndetin mendor.”
Ky projekt besohet të jetë një ndër më të mëdhenjtë që ka ndërmarrë ndonjëherë treshja mbretërore.
Treshja mbretërore kishin vendosur shirita blu në kokë, posaçërisht për këtë fushatë.
Me mbështetjen e Fondacionit Mbretëror, William, Kate dhe Harry do i kushtojnë vëmendje secilit prej komponentëve të veçantë të sëmundjeve mendore.
Kështu, Princ Harry do fokusohet tek “dëmtimet e padukshme” që përballen shumë veteranë të kthyer nga fushëbetejat. Dukesha e Kembrixh do merret me iniciativën për mbështetjen e vuajtjeve mendore tek të rinjtë dhe fëmijët. Princi William, i ndihmuar sërish edhe nga Dukesha, do fokusohen tek bullizmi dhe vetëvrasjet e të rinjve prej bullizmit.
Ndiqni klipin!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.