Problemet e shëndetit mendor “mund” të shfaqen në fëmijëri dhe në fund të adoleshencës së hershme. Studimet e fundit kanë identifikuar probleme të ndryshme, në veçanti depresionin, si shkaktarin kryesor të sëmundjeve të ndryshme tek të rinjtë. Shëndeti mendor (i dobët) mund të importojë efekte mbi zhvillimin e adoleshentëve dhe shëndetit më gjerë apo lidhja e tyre me rezultatet e ndryshme të shëndetit social si: alkooli, duhani dhe përdorimin e substancave të paligjshme, shtatzënia e adoleshentëve, braktisja e shkollës dhe sjellja delinkuente.
Ekziston një konsensus që, zhvillimi shëndetësor gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës kontribuon në shëndetin mendor të mirë dhe mund të parandalojë problemet e ndryshme. Zhvillimi i aftësive sociale, të vetëzgjidhjes së problemeve dhe vetëvlerësimi, mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të shëndetit mendor:
si të menaxhojë çrregullimet në sjellje, ankth, depresion dhe çrregullimet në të ushqyer, si dhe rreziqet tjera të sjelljes, duke përfshirë ato që janë të lidhura me sjelljet seksuale, substancat abuzive dhe sjellja agresive.
Punonjësit e shëndetit kanë domosdoshmërinë të kenë kompetenca në lidhje me të rinjtë, që zbulojnë problemet e shëndetit mendor sa më herët dhe të sigurojnë trajtimet që përfshijnë në të konsultimet, terapia kognitive të sjelljes dhe aty ky shihet i domosdoshëm mjekimi psikotropik.
Politikat e shëndetit mendor te fëmijët janë të simuluara nga ndërveprimi i njohjes: shqetësimi publik, mobilizimi shoqëror dhe mbrojtja. Ato gjithashtu ndikohen nga shqetësime të tjera kontekstuale si: historia dhe shëndeti ekzistues, shërbimet dhe politikat sociale dhe edukative. Domosdoshmëria për të zhvilluar një politikë mbi shëndetin mendor, ka qenë mjerisht dhe gjerësisht e lënë pas dore, por tani njihet si hapi i parë i rëndësishëm në zhvillimin e shërbimeve efektive dhe pranimeve për fëmijët. Si e tillë, politikat, plani veprues strategjik i detajuar, identifikimi i pikave hyrëse dhe nivelet e ndryshimit janë të gjitha shumë të rëndësishme.
- Shëndeti i mirë mendor është gjendja e performancës së suksesshme të funksionit mendor, duke dhënë rezultate në aktivitete produktive, duke përmbushur marrëdhëniet me njerëzit dhe aftësinë për t’u përshtatur, për të ndryshuar dhe për t’u përballuar me vështirësitë.
- Medikamentet mund të luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin e një sëmundjeje mendore, sidomos kur shenjat janë të rënda ose nuk përgjigjet në mënyrë adekuate për psikoterapi.
- Një pyetje e shpeshtë në lidhje me sëmundjet mendore është, në qoftë se është e trashëguar? Shumica e çrregullimeve mendore nuk janë direkt të kaluara nga një brez në tjetrin gjenetikisht.
- Nuk ka vetëm një arsye të vetme për sëmundjet mendore. Përkundrazi, është rezultat i një grupi kompleks të faktorëve gjenetikë, psikologjikë dhe mjedisorë. Ndërsa të gjithë provojmë trishtimin, ankthin, nervozizmin dhe luhatjet e humorit kohe pas kohe, gatishmëria, mendimet, sjelljet apo përdorimi i substancave që ndërhyjnë me aftësinë e një personi për të funksionuar mirë fizikisht, shoqërisht, në punë, shkollë apo në shtëpi janë karakteristikat e sëmundjes mendore. Sipas studimeve, është konstatuar të jetë një predispozitë gjenetike për zhvillimin e një sëmundjeje mendore. Çdo gjë që nga humori, sjellja, zhvillimi dhe çrregullimet e mendimit, mendohet se kanë një rrezik gjenetik për zhvillimin e gjendjes së rëndë, më lehtë se sa një individ që kalon një gjendje të rëndë psikologjike, por që nuk ka predispozitë gjenetike.
Çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar shëndetin mendor të adoleshentëve dhe të rinjve?
Familjet, komuniteti, prindërit, mjekët, politikëbërësit, janë hallka kyçe
Problemet e shëndetit mendor tek të rinjtë përbëjnë një barrë të konsiderueshme financiare dhe sociale për familjet dhe shoqërinë në aspektin e fatkeqësisë, bashkë me koston e trajtimit dhe të aftësisë së kufizuar. Shumica e problemeve të shëndetit mendor, janë diagnostikuar në moshë madhore dhe kjo automatikisht çon në regres.
Aftësia për të menaxhuar probleme të shëndetit mendor, duke përfshirë çështjet e përdorimit të substancave narkotike dhe çrregullimeve në të mësuar, mund të ndikojnë në funksionimin e të rriturve në fusha të tilla si: në marrëdhëniet sociale dhe pjesëmarrje në fuqinë punëtore.
Familja, e fokusuar në terapi, përfshin arsimimin e anëtarëve të familjes në lidhje me çrregullimin, si për të ndihmuar në psikoedukim, trajnim komunikimi, zgjerimin e anëtarëve të familjes me anë mësimore në zgjidhjen e problemeve ose me pranimin e problemeve për një trajtim sa më efektiv.
Individët me sëmundje mendore janë në rrezik nga një sërë sfidash, por këto rreziqe mund të reduktohen në masë të madhe duke i trajtuar, veçanërisht kur është në kohë.
Psikoarsimim
Terapia kognitive
Terapia ndërpersonale
Terapia e ritmit social
Shkollat luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e të rinjve me probleme emocionale, të sjelljes dhe shpesh aty janë identifikuar për herë të parë shenjat e çrregullimeve mendore. Fëmijët shpesh ndihen të pikëlluar, qajnë ose të ndihen të pavlefshëm. Atëherë humbasin interes që të luajnë, ose pësojnë rënie në shkollë. Është e rëndësishme për prindërit dhe kujdestarët të jenë të vetëdijshëm se, disa fëmijë dhe adoleshentë me depresion nuk mund të vlerësojnë jetën e tyre në atë periudhë kohore të vështirë, të cilat mund t’i vënë ata në rrezik për shumë probleme të mëtejshme. Të rinjtë janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj përjashtimit social, ndaj i mëshojnë shumë gjithëpërfshirjes së tyre.
Parandalimi
Mjekimi mund të jetë mjaft i dobishëm në zbutjen dhe parandalimin e shenjave të dukshme për shumë kushte psikiatrike. Ata nuk janë adresuar në shumë çështje komplekse sociale dhe psikologjike që mund të luajnë një rol të madh në mënyrën se si personi i tillë, me një funksion të sëmundjes vepron në punë, në shtëpi, si dhe në marrëdhëniet personale. Prandaj, ndërhyrjet janë parë nga disa forma si një terapi profesionale për njerëzit me sëmundje mendore.
Psikoterapia konsiderohet rendi i parë i kujdesit për të ndihmuar një person me sëmundje mendore. Kjo është një pjesë e rëndësishme për të ndihmuar individët me çrregullime mendore të arritur nivelin më të lartë të funksionimit të jetë e mundur.
Pjesa më e madhe e të rinjve në BE nuk gëzojnë shëndet të mirë mendor. Prandaj, ekziston një nevojë e qartë dhe urgjente për zhvillimin e politikave dhe praktikave efektive për një Europë të zgjeruar dhe për një proces sa më krijues dhe për fëmijë me një të ardhme sa më të shëndetshme.
Sepse unë protestoj fort te masat parandaluese se sa ato kuruese.
“Më lehtë dhe më mirë të parandalosh se sa të kurosh”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.