Një në gjashtë femra me kancer gjiri kanë shenja të sëmundjes mbrapa në shpinë, e cila shfaqet në formën e një gunge. Ky është studimi i fundit i realizuar nga Universiteti i Londrës, i cili është paraqitur në konferencën e Institutit Kombëtar të Studimit të Kancerit në Liverpul.
Studiuesit thanë se femrat janë në dijeni të shenjave të zakonshme të kancerit të gjiirt, por kur vjen fjala për këtë gungë të shfaqur pas kurrizit, me siguri që as nuk e kanë menduar se mund të jetë një paralajmërim për shfaqjen e kancerit. Shfaqja e gungës shoqërohet me dhimbje të shpinës, fryrje të shpatullave, probleme me frymëmarrjen apo humbje peshe.
Monika Koo, udhëheqësja kryesore e këtij studimi tha se, “zyrtatët e shëndetit publik e kanë të nevojshme të rrisin ndërgjegjësimin në lidhje me shenjat e tjera të kancerit të gjirit”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.