Këshilla & Arsye

September 28, 2017 | 10:45

Shenja që ju mund të jeni sociopat!

PERKUFIZIMI I SOCIOPAT: “Sociopatia është një gjendje mendore, ku një person në mënyrë të vazhdueshme, nuk ka fare idenë për të mirën apo të keqen dhe shpërfill të drejtat apo ndjenjat e të tjerëve. Njerëz me personalitet antisocial kanë prirjen të kundërshtojnë, manipulojnë apo trajtojnë të tjerët ose me ashpërsi, ose me indiferencë të pashpirt. Ata nuk shfaqin ndjenjë faji apo pendesë për sjelljen e tyre”.

1

Më poshtë janë shtatë lloje sjelljesh nga të cilat duhet të bëni kujdes, për të mos u marrë si sociopatë.

1. Të gënjyerit vend e pa vend

Vini re shumë gënjeshtra, shpesh pa asnjë arsye? Konsiderojeni flamur të kuq. Ka gënjeshtarë të pandreqshëm dhe patologjikë, dhe të dyja janë shenja të disa problemeve themelore me të cilat një person është duke luftuar. Kini kujdes kur keni të bëni me një sociopat potencial. Është gënjeshtra në dukje e kotë, pa lidhje, që tregon se me të vërtetë po ndodh diçka.

2. Shkëputja emocionale

Ky është tipari kryesor i një sociopati – shkëputja e plotë dhe totale emocionale. Sociopatët mund dhe bëjnë gjëra që të tjerët nuk mund t’i bëjnë ose me të cilat luftojnë, sepse ata kanë arritur të eleminojnë aspektin emocional nga sjellja e tyre. Në thelb, ata nuk ndjejnë asgjë kur gabojnë ose lëndojnë dikë, gjë që ua bën më të lehtë sjelljen që kanë. Me fjalë të tjera, kanë mungesë të ndjeshmërisë.

1

3. Narcisizmi

Një ego e fryrë ose ndjenja e vetëvlerësimit është një tjetër shenjë klasike e një sociopati. Këta njerëz kanë një interes të madh për veten dhe duket se janë më të interesuar të admirojnë ose të flasin për veten e tyre, se të bashkëveprojnë me të tjerët. Kjo mund të duket si egoizëm dhe egocentrizëm – dy gjëra që janë lehtësisht të identifikueshme në një koleg, mik apo anëtar të familjes, nëse u jepet kohë e mjaftueshme.

4. Një sjellje e pamatur

Siç mund ta shihni, shumë prej këtyre tipareve apo sjelljeve kanë efekt kaskadë mbi njëra-tjetrën. Në këtë rast, pamaturia – dhe është e lehtë të jesh i pamatur kur nuk ke ndjeshmëri dhe ke një mendim shumë të lartë për veten. Sjellja e pamatur mund të vijë në të gjitha format dhe mënyrat, por problemi është se një sociopat nuk mund ose nuk do që të shohë lidhjen mes sjelljes së vet dhe pasojave të veprimeve të veta. Shtoni pak narcisizëm, dhe ata do të mendojnë se do t’ia hedhin, ose që nuk mund të ndëshkohen për sjelljen e ty.

5.Zemërimi

Natyrisht, kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç kishte parashikuar sociopati, ka një zemërim shpërthyes. A keni parë ndonjëherë dikë që të shpërthejë, ose të ketë një reagim të shëmtuar për një gjë të vogël, të vërtetë apo imagjinare? Kjo duhet t’ju tregojë diçka. Ky zemërim rrjedh nga fakti se narcizisti dukshëm nuk ka kontroll mbi gjërat që ka përreth, gjë që nuk shkon me botëkuptimin e një sociopati.

6. Manipulimi

Natyrisht, një sociopat do të përpiqet të luajë zotin e kukullave me njerëzit që ka në jetën e vet. Kjo është e mundshme kur shumë njerëz e kuptojnë se kanë të bëjnë me një sociopat; kur bëhet e qartë se individi në fjalë po përpiqet të tërheqë fijet dhe të manipulojë ata që ka përreth, për të marrë atë që do. Sërish, ata mendojnë se do të dalin pa lagur, për shkak të narcisizmit të tyre dhe nuk do të vrasin mendjen për pasojat.

7. Një derë rrotulluese e miqve

Siç mund ta keni menduar, manipulimi, gënjeshtra, zemërimi dhe pakujdesia i largon njerëzit. Kjo është arsyeja pse një sociopat është gjithmonë i rrethuar nga një grup i ri njerëzish – domethënë, deri kur toksiciteti i sociopatëve i largon edhe këta. Nëse vini re se dikush nuk mund të mbajë një mik për më shumë se një periudhë të shkurtër kohore, ka ndoshta një arsye për këtë./Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top