Depresioni mund të shkaktojë ndryshime të vërteta në fizik. Për shembull, tretja nuk funksionon siç duhet, gjë që mund të shkaktojë probleme në stomak. Duket se depresioni është i lidhur me çekuilibrin e pashmangshëm në trurin tuaj, i cili luan rol të rëndësishëm për mënyrën se si e ndjeni dhimbjen. Shumë ekspertë mendojnë se si pasojë e depresionit, disa persona mund ta ndjejnë dhimbjen ndryshe nga të tjerët.
Dhimbje koke
Ato janë të përhershme te personat me depresion. Nëse vuani nga migrena, gjendja juaj do të jetë edhe më e rëndë, nëse keni shenja depresioni.
Dhimbje shpine
Nëse vuani nga dhimbjet e shpinës, mund të përkeqësoheni, nëse vuani edhe nga depresioni.
Dhimbje muskujsh dhe kyçesh
Depresioni mund të shkaktojë çdolloj dhimbjeje të keqe e kronike.
Dhimbje kraharori
Mund të jetë një shenjë mjaft serioze për problemet në zemër. Por depresioni mund të ndikojë edhe në dhimbjet e shpinës.
Probleme me tretjen
Mund të ndjeni pështjellim apo trazim. Mund të keni diarre të përhershme ose kapsllëk.
Rraskapitje e madhe dhe lodhja
Nuk ka rëndësi se si keni fjetur, pasi mund të ndiheni të lodhur ose të rraskapitur fare. Personat që vuajnë nga depresioni mund të ngrihen nga shtrati në mëngjes të lodhur dhe pa fuqi.
Probleme me gjumin
Shumë persona me depresion bëjë gjumë jo të mirë. Ata zgjohen shumë herë natën ose nuk kanë gjumë fare. Ndërsa të tjerë mund të flenë më gjatë se sa normalisht.
Ndryshimet e peshës
Disa njerëz me depresion pësojnë rënie në peshë dhe hanë pak. Të tjerë dëshirojnë disa lloje ushqimesh (si ato me përmbajtje karbohidrate) dhe shtojnë shumë në peshë.
Marrje mendsh dhe trullosje
Për arsye se këto simptoma shkaktohen në disa forma, shumë njerëz të depresuar kurrë nuk marrin ndihmë, sepse ata nuk e njohin gjendjen e tyre fizike dhe nuk arrijnë të kuptojnë se këto shenja vijnë pikërisht nga depresioni.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.