Njerëzit që bëjnë gabime të vogla gjatë kryerjes së detyrave të përditshme në shtëpi mund të tregojnë shenja të hershme të demencës, sipas një hulumtimi të ri.
Shkencëtarët besojnë se gabime të vogla, të tilla si harresa për të hedhur qumësht në një filxhan ose mosvendosja e qumështit përsëri në frigorifer, mund të tregojnë për sëmundjen.
Studimi i kryer SHBA sugjeron se familjet duhet të jenë të vetëdijshme se, nëse një i dashur fillon të bëjë gabime në shtëpi ata mund të jetë në një rrezik më të lartë të zhvillimit të çmendurisë në të ardhmen.
Dr. Tania Giovannetti, bashkëautore e studimit, thotë: “Në fillim, ne mund të shohim gabime shumë delikate të quajtura mikro-gabime. Ne mendojmë se kjo mund të jetë fillimi i një problemi. Nëse bëni shumë gabime të vogla, atëherë ju jeni më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të demencës në të ardhmen. Është shumë herët për të thënë nëse ka një problem, por ato shenja të vogla mund të jenë diçka që duhen mbajtur në vëzhgim”.
Ekipi tani planifikon të përdorë gjetjet për të ndihmuar familjet të identifikojnë rreziqet potenciale të demencës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.