Mirëqenie

December 21, 2016 | 12:08

Shenjat e hershme të kancerit të mushkërive

Kanceri i mushkërive është një sëmundje shumë e rrezikshme! 40% e pacientëve të diagnostikuar me kancer, e kuptojnë këtë sëmundje kur ajo ka përparuar, duke shkaktuar çrregullime përgjatë kurës. Disa shenja të vogla, të dukshme, mund t’ju bëjnë ta kuptoni që në fillim kancerin e mushkërive.

1

Dhimbje gjoksi

Në të vërtetë, kanceri i mushkërive mund të shkaktojë dhimbje në shpinë, supe dhe gjoks, duke përjashtuar kollitjen. Nëse dhimbja është e fortë, të shpeshta ose me ndërprerje, duhet të bëni një takim me mjekun. Pyeteni nëse dhimbja është në gjoks, në përgjithësi, apo në një vend konkret.

Dhimbje koke

Kanceri i mushkërive mund të përhapet edhe në kokë. Megjithatë, dhimbja e kokës nuk nënkupton metastaza në tru. Në këtë rast, tumori i mushkërive ushtron presion mbi venat e gjakut në zemër dhe shkakton dhimbje koke.

Vështirësi në frymëmarrje

Problemet e frymëmarrjes janë një shenjë se mund të vuani nga kanceri i mushkërive. Nëse keni vështirësi gjatë një aktiviteti fizik, që më parë e kryenit me lehtësi, është mirë të konsultoheni menjëherë me një mjek, pasi lodhja fizike mund të jetë për shkak të kësaj sëmundjeje.

Dobësim

Humbja e menjëhershme në peshë, pa asnjë arsye, mund të vijë për shkak të kancerit të mushkërive. Ushqimi nuk mund të ruhet nga trupi, si më parë dhe mund të shkaktojë kequshqyerje.

Kolla

Nëse keni kollë prej shumë kohësh dhe arsyeja e kësaj kolle nuk është për shkak të ftohjes apo problemeve respiratore, është mirë të konsultoheni me mjekun tuaj.

Zë i ngjirur

E keni zërin e ngjirur pa ndonjë shkak? Nëse ky shqetësim zgjat për më shumë se 15 ditë, tregoni kujdes!

Dhimbje kockash

Kanceri i mushkërive, si çdo lloj tjetër kanceri, mund të përhapet në të gjithë trupin, gjë që shkakton dhimbje, të cilat bëhen më të shpeshta gjatë natës.

Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe mos neglizhoni shenjat!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top