Kriza e panikut është ndër eksperiencat më të frikshme mendore. Shenjat janë konjitive, fiziologjike dhe fizike. Shenjat dalluese nga eksperiencat e tjera janë frika shumë e madhe dhe ndjenja se personi po çmendet, ose po vdes, megjithëse nuk vuan nga ndonjë sëmundje. Të njëjtat simptoma me krizën e panikut, por më të buta, ka edhe ankthi.
Shenjat fiziologjike: frymëmarrje e shpejtë, të rrahura të shpeshta zemre, tharje ose djersitje e lëkurës, valë të nxehti ose të ftohti nëpër trup, përzierje, marrje mendsh, diarre, ngritje ose ulje e tensionit të gjakut.
Shenjat fizike: dridhje, acarim
Shenjat konjitive: frikë e madhe pa ndonjë shkak, ndjenjë sikur po çmendet, sikur do të vdesë…
Kur kriza e panikut përsëritet rregullisht, personi ka çrregullim paniku. Kriza e panikut mund të përsëritet disa herë në vit, ose disa herë në ditë. Në periudhat mes krizave të panikut, personi zakonisht ka nivel ankthi më të lartë se te personat e shëndetshëm.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.