Lifestyle

December 4, 2019 | 8:36

Shenjat më pozitive të Zodiakut

“Optimizmi është një magnet për lumturinë. Nëse qëndroni pozitiv, gjërat e mira dhe njerëzit e mirë do të tërhiqen prej jush”, thotë Mary Lou Retton.

Këtë gjë e dinë mjaft mirë shenjat më pozitive të Zodiakut. Ata e dinë se jeta ofron gjithmonë zgjidhje dhe mundësi, që pas shiut del dielli dhe se nganjëherë stuhitë janë të nevojshme për të pastruar shikimin dhe zemrën.

Le të mësojmë më shumë rreth këtyre njerëzve, gjithmonë të buzëqeshur, gjithmonë aktivë. Ata që sjellin diell në shpirt edhe kur qielli është gri.

Shenjat më pozitive të Zodiakut

Shigjetari

Ai është gjithmonë optimist dhe praktikisht asnjëherë nuk dekurajohet. Shenja e Shigjetarit njihet për gjendjen e shkëlqyeshme, për predispozimin e saj për të vazhduar në çdo kohë. Ai e njeh mirë forcën e një buzëqeshjeje, forcën që vjen nga një qëndrim që synon gjithnjë përmirësimin e gjendjes së gjërave.

Luani

Ndër shenjat më pozitive të Zodiakut gjejmë Luanin. Mbreti i xhunglës na mëson të jetojmë jetën me entuziazëm, të luftojmë për idetë tona dhe gjithashtu për pasionet tona. Luani shquhet për bujarinë dhe mbështetjen që u ofron të tjerëve. Veprat e mira që e rimbushin atë me energji pozitive. Ai nuk lejon që të sundohet nga momente të vështira, por mëson prej tyre dhe gjithmonë përpiqet të shfrytëzojë sa më shumë nga çdo rrethanë. Një nga ato shenja që nuk heqin dorë kurrë!

Ujori

Është absolutisht një shenjë pozitive, e shoqërueshme, e këndshme. Ujori ka aftësinë të shndërrojë pengesat në raste, edhe nëse janë të mëdha ata i kapërcejnë pa u ankuar. Nëse njihni dikë të lindur nën këtë shenjë, duhet të dini se ata prodhojnë shumë energji pozitive. Një energji të cilën ai është i lumtur ta ndajë me të gjithë ata rreth tij.

Dashi

Edhe Dashi është ndër shenjat më pozitive të Zodiakut. Ai ka energji të jashtëzakonshme pozitive dhe është në gjendje të tërheqë gjithçka që është e mirë dhe e bukur. Sidoqoftë, Dashi nuk pret vetëm “kohë më të mira”, por punon në mënyrë aktive për të siguruar që ato të ndodhin ose të vijnë sa më shpejt! Kështu që edhe ai është një nga ato shenja që nuk heqin kurrë dorë! Një qëndrim ky që duhet ta përvetësojmë të gjithë dhe që e bëjnë këtë shenjë, një shembull absolutisht mjeshtëror.

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top