Ajo që keni përjetuar më parë pasqyron mënyrën se si jetoni tani. Është shumë e mundshme që fëmijët, të cilët janë viktima të një abuzimi emocional kanë kohë të vështira si të rritur.
Shenjat më poshtë janë më të zakonshmet në njerëzit që kanë pësuar abuzim emocional:
Zemërim
Ndërsa mendoni për fëmijërinë tuaj, ju menjëherë zemëroheni.
Faji
Njerëzit që kanë pësuar abuzime emocionale kanë shumë gjasa të mendojnë se për çdo gjë të keqe që ndodh është faji i tyre.
Shmangia e konflikteve
Ju patjetër do të dëshironi të shmangni konfliktin.
Kontakt me sy
Ju mund të gjeni veten duke shmangur kontaktin në syme të tjerët. Dhe kjo ndodh, sepse prodhon ankth dhe ndjenjë të keqe.
Introvert
Ju preferoni të qëndroni në dhomën tuaj, vetëm. Distanca që krijoni është mburoja juaj për t’ju mbajtur emocionalisht të sigurt.
Vetë-dyshim
Është shumë e vështirë për ju të ndjeheni të sigurt për veten tuaj. Ju gjithmonë dyshoni në vendimet tuaja dhe pyesni veten nëse keni bërë zgjedhjen e duhur.
I ndjeshëm ndaj zhurmës
Kur dëgjoni një zhurmë të madhe, menjëherë ndiheni shumë të ndjeshëm. Abuzimi në të kaluarën tuaj krijoi këtë frikë dhe ndjeshmëri në një nivel të lartë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.