Shumica e çifteve në krizë presin një kohë të gjatë para se të kërkojnë ndihmë … shpesh mund të marrë vite! Ndaj problemet e vogla të përditshme, të cilat mund të trajtohen në një kohë të shkurtër me ndihmën e një specialisti, bëhen kriza të vërteta që kërcënojnë të prishin marrëdhëniet e çiftit, deri në divorc.
Të gjitha marrëdhëniet e dashurisë karakterizohen nga periudha e errëta që mund të jenë të shkurtra apo më të gjata. Ne duhet të bëhemi të vetëdijshëm për këto momente dhe të mësojmë se si t’i kapërcejmë ato në kohën e duhur.
Cilat janë shenjat paralajmëruese që tregojnë krizë në çift?
Ndonjëherë shenjat janë të dukshme: dhuna në familje, grindjet e përditshme, tradhti të përsëritura. Megjithatë më shpesh vështirësitë shfaqen ngadalë.
- Mungesa e ngrohtësisë ndaj partnerit
- Nuk shpenzoni shumë kohë së bashku për aktivitete zbavitëse
- Bëni dashuri rrallë
- Nuk kujdeseni për pamjen
- Vazhdimisht kritikoni partnerin tuaj
- Ndjeheni të vetmuar madje edhe kur ju jeni në të njëjtën dhomë
- Vazhdimisht përbuzni partnerin
Këto janë disa nga shenjat paralajmëruese që mund t’ ju ndihmojë të bëheni të vetëdijshëm se diçka në marrëdhëniet tuaja nukfunksionon. Kërkoni ndihmë para se të jetë tepër vonë!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.