Prindërit shpesh nuk e dinë kur adoleshenti i tyre është i sinqertë, kur zvogëlon apo shtrembëron të vërtetën. Ekspertët theksojnë disa tregues të cilët mund të zbulojnë nëse fëmija po gënjen.
Thënia e së vërtetës dhe adoleshenca kryesisht nuk shkojnë bashkë, sepse në këtë moshë të jetës është i përshtatshëm terreni për të vërtetën, por edhe për gënjeshtrën e madhe. Prindërit shpesh nuk e dinë kur fëmija i tyre është i sinqertë, por ndonjëherë janë të mashtruar, ndërsa herë-herë fëmija akuzohet padrejtësisht.
Ekspertët theksojnë disa tregues të cilët mund të zbulojnë nëse fëmija po gënjen, prandaj porosia për prindërit është që ata t’u bëjnë njëfarë testi.
Heziton të përgjigjet
Sapo vëreni që pyetjes së shtruar fëmija i përgjigjet me: po…”, tregon detaje dhe informacione të tepërta, përpiqet të ndërrojë temën apo të përdorë më shumë mbështetje sesa zakonisht, do të thotë që “blen” kohë dhe është e sigurt që i shmanget të vërtetës.
Bën gjeste të shumta
Ju e pyesni nëse ka bërë apo thënë diçka, ndërkaq ai menjëherë fillon të djersitet, kruhet, heq xhaketën, rrotullon sytë, ha thonjtë apo buzët– është e sigurt që me gjestet e pakontrolluara përpiqet t’i shmanget të vërtetës.
Refuzon të dëgjojë dhe bëhet agresiv
Fëmija i cili në normalitet nuk është impulsiv apo nervoz, ndërkaq përnjëherë tregon agresivitet, acarim të theksuar apo mbrohet me sulme ndaj pyetjes së shtruar, refuzon të dëgjojë se çfarë i thoni –e bën këtë sepse gënjen.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.