E falshme ose jo, tradhtia krijon një hendek të thellë mes çdo çifti, ajo është një nga arsyet më madhore përse ndodh shumica e divorceve në ditët e sotme.
Shenjat që paralajmërojnë tradhtinë:
- Distancohen emocionalisht
Për viktimën, kjo është shumë e lehtë për t’u vëzhguar, por jashtëzakonisht e vështirë për t’u pranuar. Shkëputja emocionale nga dikush që dashuron është si një grusht në zemër. Për një tradhtar, është më e lehtë të distancojë veten emocionalisht nga dikush, se sa të përballet me problemin e vërtetë.
- Mungesa e seksit ose intimitetit
Nëse partneri nuk ka më dëshirë të kalojë çaste intime me ju duhet të shqetësoheni.
- Nevoja për “privatësi”
Kur gjysma tjetër vazhdimisht thotë gjëra të tilla si “duhet të jem vetëm”, “Kam nevojë për t’u menduar”…tregon se gjërat nuk po shkojnë siç duhet.
- Merr papritur një qëndrim mbrojtës
Ju duhet të dyshoni nëse partneri bëhet mbrojtës në lidhje me ndonjë ndryshim të dukshëm në sjellje.
- Ndryshon zakonet financiare
Dy njerëz të përfshirë në një marrëdhënie serioze kuptojnë rëndësinë e burimeve monetare. Kur partneri nuk justifikon shpenzimet, kjo mund të përbëjë një shenjë të shkëputjes.
- Kujdesen për veten
Një ndryshim i papritur në dukje pa shpjegim është i pazakontë, sidomos për ata që kanë treguar pak interes në të kaluarën. Natyrisht, dëshira për të dalë më tërheqëse për seksin e kundërt është një mundësi shumë reale.
- Injorojnë “rrethin e brendshëm”
Një tradhtar shkëputet papritur nga rrethi i miqve.
- Ruajnë telefonin dhe kompjuterin e tyre
Ndërkohë që ai e kishte zakon kur vinte në shtëpi ta linte diku telefonin, ka disa kohë që nuk e lëshon për asnjë moment atë. Nga ana tjetër ai e mban zakonisht pa zile ose ndonjëherë edhe të fikur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.