Marrëdhënie

July 3, 2019 | 12:20

Shenjat që tregojnë se ai është shumë i dashuruar me ju

Dashuria është një prej emocioneve më të mira që mund të përjetojë dikush dhe është diçka që thuajse çdo person e kërkon. Por, si të veproni nëse keni gjetur dikë dhe nuk jeni të sigurt nëse edhe ai ju dashuron? Më poshtë i keni disa prej shenjave që tregojnë se ai është çmendurisht i dashuruar në ju.

Nuk përpiqet t’ju manipulojë

Kur dikush ju dashuron vërtet, nuk luan lojëra dhe nuk provon t’ju manipulojë. Nëse ndjeni se po manipuloheni, atëherë kini parasysh se kjo nuk është e shëndetshme për lidhjen.

Gjithmonë mundet t’ju rrisë disponimin

Ka diçka tek ai që ju bën të jeni gjithmonë e gëzuar.

Ai beson se mund të bëni gjithçka vetë

Ai e di se jeni e aftë dhe se nuk është e nevojshme t’ju mbajë dorën përgjatë çdo detyre të vogël në jetë. Ai mendon se mund t’i përballoni të gjitha problemet që keni, por prapëseprapë ju qëndron afër kur keni nevojë.

Ndoshta nuk ju kupton, por përpiqet të mësojë

Nëse ndonjëherë nuk ju kupton por bën përpjekje të mësojë, atëherë kjo është shenjë e dashurisë të vërtetë.

Ai është shoku juaj i ngushtë!

Nëse keni fatin që të jeni në lidhje me dikë që e konsideroni shok të ngushtë, atëherë ruajeni këtë lidhje!

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top