Marrëdhënie

February 9, 2019 | 8:30

Shenjat që tregojnë se gëzoni një marrëdhënie të shëndetshme

Një qëllim në jetë për shumë prej nesh është të jenë në një marrëdhënie të lumtur, por shumica prej nesh bie dakord se arritja e kësaj është më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë.

Media na ushqen vazhdimisht me idenë se romanca dhe seksi janë përbërësit kyçë të një marrëdhënieje, të paktën fillimisht. Kështu, ne na shtyjnë të besojmë se të qenët tërheqës dhe i tërhequr, i dëshiruar dhe i ndjekur janë një pjesë e rëndësishme e lojës së dashurisë.

Kjo ka disi kuptim: njerëzit janë në thelb krijesa instiktive dhe pavarësisht se praktikat tona të çiftëzimit nuk janë po aq instiktive sa ato të krijesave të tjera, ka ende shumë tipare natyrale kur përzgjedhim një person si partnerin ose partneren tonë. Po, ne mund të jemi shumë logjikë dhe praktikë në zgjedhjet tona, por ka diçka në përbërjen tonë që na nxit të mendojmë për llojet e gjeneve që do të donim t’ia kalonim gjeneratës tjetër.

Thënë kjo, le të kthehemi në atë që e mban vërtet një marrëdhënie me kalimin e kohës, veçanërisht pasi ka kaluar furça e parë e tërheqjes. Romanca dhe seksi janë jetësore për çdo marrëdhënie intime. Por nuk ka arsye për t’u bërë përtacë dhe për të mos prezantuar plotësisht doza të ndryshme romance në jetën e përditshme.

Ne të gjithë duhet të dimë se ka ulje dhe ngritje në çdo marrëdhënie – që madje bëhen edhe më komplekse nga ulje-ngritjet e personalitetit tonë. Por të qenët i/e palumtur në një lidhje, edhe nëse e doni tjetrin atëherë ky është një problem i madh. Për ta shmangur këtë duhet të gjeni rrugë për të komunikuar që ekuilibri të mos shkatërrohet në kuptim afatgjatë.

Le të shkojmë në zemër të problemit. Nga ta dini nëse jeni apo jo në një marrëdhënie të fortë dhe të shëndetshme apo si ta kuptoni që marrëdhënia juaj është e mirë për ju? Konsideroni këto dhjetë faktorë që do t’ju vijnë në ndihmë për të vendosur.

1. Ju dhe partneri juaj jeni në të njëjtin mendim për vlerat dhe qëllimet bazë të jetës suaj. Ju të dy e dini se çfarë doni nga jeta, cilat janë qëllimet e përbashkëta, e dini se çfarë kërkoni të arrini në jetë dhe jeni të vendosur t’i plotësoni këto synime.

2. Ka një ndjenjë të fortë të besimit mes jush. Diskutoni haptazi çdo gjë, qoftë e mirë, e keqe apo e shëmtuar. Nuk ka axhendë të fshehtë për ndonjërin prej jush dhe nuk ka sekrete në lidhje me të shkuarën.

3. Ruani identitetin brenda marrëdhënies dhe po të njëjtën gjë bën edhe partneri. Kjo është shumë jetësore.

4. Shpenzoni kohë të vlefshme së bashku duke bërë gjëra që plotësojnë për të dy ju ato aspekte që i konsideroni të rëndësishme për t’i bërë në jetë edhe individualisht.

5. E inkurajoni njëri-tjetrin të zhvilloheni së bashku dhe të ndryshoni. Me fjalë të tjera frymëzoni njëri-tjetrin për t’u bërë një person më i mirë.

6. Ju dhe partneri juaj ndiheni të sigurt duke komunikuar nevojat dhe dëshirat personale. Pra, keni kohë në ditën tuaj për të diskutuar çështje të rëndësishme për ju si një çift dhe për secilin prej jush individualisht. Dëgjoni me vëmendje njëri-tjetrin dhe kuptoheni më së miri.

7. Respektoni vetitë e veçanta të secilit prej jush edhe nëse nuk bini dakord për një çështje të rëndësishme. Gjithsesi, rëndësi ka të mund t’i ktheni ndryshimet në kompromis.

8. Keni pritshmëri realiste për marrëdhënien, nuk fantazoni apo vetëm dëshironi se çfarë do të donit të kishit. Kujtoni se po merreni me një tjetër individ shumë kompleks përveç vetes. Ka ende vend për të punuar pa pasur nevojë të ndiqni ide jo realiste.

9. Secili prej jush kontribuon në një pjesë të barabartë në lidhje, çfarëdo qoftë kjo pjesë. Secili partner sjell aftësitë më të mira për të përfituar si një skuadër.

10. Ju dhe partneri juaj nderoni familjet dhe miqtë e njëri-tjetrit. Ndërsa është e rëndësishme të lini mënjanë kohë për familjen dhe miqtë, është gjithashtu e rëndësishme që partneri dhe ju të keni kufij të caktuar në mënyrë që të tregoni përkujdes edhe për marrëdhënie të tjera.

 

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top