Disa njerëz janë krenarë ta quajnë veten “klasë e mesme” sepse të paktën do të thotë se nuk janë të varfër. Shumë prej tyre në të kaluarën mund të kenë luftuar me varfërinë për arsye të ndryshme. Të tjerë kanë turp dhe përpiqen të pretendojnë që në të vërtetë janë pjesë e klasës së lartë.
Ja cilat janë 30 shenjat që tregojnë se i përkisni klasës së mesme:
- Zotërimi i një makine që nuk mund ta përballoni
- Të pretendosh të jesh Klasa e Lartë
- Në raste urgjente, do t’ju duheshin para ekstra
- Ata kanë një diplomë kolegji (dhe shumë borxhe)
- Ata kanë nevojë për një punë të dytë ose të ardhura të tjera veç punës kryesore
- Ata frekuentojnë bar kafe të njohura
- Ata mund të paguajnë faturat e tyre në kohë
- Janë shumë të interesuar për jetën e VIP-ve
- Mundohen të shfaqin dukshëm veshjet e tyre nëse janë marke
- Ata kanë një punë të sigurt
- Veshja e rrobave të markave false
- Shikimi i emisioneve Reality
- I japin rëndësi personazheve të njohur dhe bëjnë çmos të kenë një kontakt me ta për ta shfaqur atë më pas publikisht dhe pasivisht
- Ata mund të kursejnë para nëse do të përpiqeshin
- Bazohen në mënyrë konstante në mediat sociale për të vlerësuar veten dhe të tjerët
- Ata kanë mundësi të shkojnë me pushime
- Prindërit e tyre i kanë inkurajuar një rrugë tradicionale jetese (shkollë, familje, shtëpi, pune e sigurt)
- Zotërimi i një shtëpie
- Ata i pëlqejnë filmat policorë
- Ata kanë Abonime Streaming
- Çmimi i kujdesit shëndetësor është një shqetësim i madh për ta
- Ata kanë një krizë të moshës së mesme
- Ata besojnë në ëndrrën ‘amerikane’ (martesa, fëmijët, shtëpia dhe makina)
- Ata kanë kredi
- Ata blejnë produkte relativisht popullore dhe të njohura për të qëndruar koherent me trendet e momentit
- Ata blejnë produktin më të ri të Apple
- Ata jetojnë në kufi të mundësive të tyre duke shpenzuar shpesh herë më shumë se sa disponojnë
- Ata shikojnë filma tradicionale në raste festash pasi kanë shumë të theksuar ndjenjën e familjes
- Ata përpiqen të bëjnë një jetesë si të tjerët duke marrë shpesh dhe kredi për të qenë njësoj me komshinjtë
- Ata vlerësojnë kredencialet mbi të ardhurat e dikujt, pra dikush me titullin profesor-doktor do të vlerësohet shumë edhe pse të ardhurat e tij mund të mos jenë të larta.
Burimi / http://www.scan-tv.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.