Jeta është shumë e shkurtë për t’u martuar apo lidhur me personin e gabuar. Fatkeqësisht, nuk është gjithmonë i qartë fakti se si ta dimë a është partneri i gabuar për ne apo jo. Megjithëse mund të keni tendenca t’i injoroni të metat e partnerit, ju duhet t’i analizoni mirë shenjat të cilat tregojnë se duhet të ndaheni nga ai.
Nëse bëheni e sinqertë, nuk ju duket edhe aq atraktiv
Personaliteti i mirë është i domosdoshëm dhe mënyra se si sillet dikush është dukshëm më e rëndësishme se si duket në pamje fizike. Sidoqoftë, joshja fizike është esenciale për një lidhje të shëndetshme. Dikush që nuk ju pëlqen nga ana fizike, mundet edhe të jetë partneri i gabuar për ju.
Asnjëri prej jush nuk jeni të gatshëm të arrini kompromise
Në lidhjet e shëndetshme, që të dy e dini se kompromiset janë të domosdoshme. Nuk mund të keni gjithçka çfarë dëshironi tërë kohën – por partneri nuk duhet të jetë ai që i merr të gjitha vendimet. Nëse ju apo partneri nuk jeni të gatshëm t’i respektoni nevojat dhe mendimet e njëri-tjetrit, atëherë kjo është një lidhje e gabuar.
Lidhja është e mbushur me drama
A fjaloseni shpesh me partnerin, xhelozoni, madje ndaheni dhe lidheni prapë? Lidhjet që janë të mbushura me drama zakonisht nuk janë të suksesshme.
Nuk komunikoni me njëri-tjetrin
Pa komunikim të duhur, ju nuk do të jeni të aftë t’i zgjidhni problemet, të ndërtoni lidhje të gjatë emocionale apo t’i diskutoni planet e së ardhmes. Komunikimi është aftësi që mund të mësohet, ndërkaq komunikimi i dobët shpeshherë është shenjë paralajmëruese se lidhja nuk është e përcaktuar për të zgjatur.
Njëri ose që të dy keni tradhtuar
Se a duhet ta falni tradhtinë është temë tjetër, por është e sigurt të themi se tradhtia i vret lidhjet. Në përgjithësi, dikush që tradhton nuk e respekton lidhjen.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.