Marrëdhënie

August 24, 2019 | 8:08

Shenjat që tregojnë se jeni një bashkëshorte jo romantike

Burri juaj është një romantik i pashpresë, dhe juve nuk ju rrjedh në damarë asnjë fije romanticiteti? Epo, duhen të gjitha llojet e karaktereve për ta plotësuar botën, apo jo? Dhe në një martesë, partnerët duhet të plotësojnë idealisht njëri-tjetrin, por nuk është kështu gjithmonë. Ka raste kur bashkëshortja nuk i përgjigjet fare lëvizjeve romantike që bën burri. A nuk është kjo diçka e trishtueshme?

Nuk po themi që martesa të jetë e gjitha një romancë, por romanticiteti mund të veprojë si një katalizator në martesën tuaj, duke lënë edhe një efekt të bukur. Hidhini një sy veprimeve që bëni dhe kontrolloni shenjat e mëposhtme që tregojnë se si bashkëshorte nuk jeni aspak romantike:

  • Ju nuk i vlerësoni gjërat e vogla që ai bën për ju, dhe akoma më keq është kur ju as nuk i vini re.
  • Ju sjell lule për ditëlindje, ndërsa ju mendoni se është shpenzim i kotë parash.
  • Ju mban dorën në kinema, ndërsa ju thjesht e shtyni pasi doni të përqendroheni te filmi ose te kokoshkat.
  • Kur ka pushim, ju ndihmon duke gatuar në kuzhinë, ndërsa ju i thoni “të lutem nuk dua të sëmurem nga ushqimet që gatuan ti”.
  • Ju surprizon me një darkë nën dritën e qirinjve, ndërsa ju mendoni se kjo gjë është për adoleshentët. 
  • Ai do që ta quani “beb”, por ju e përbuzni dhe nuk bëni asnjë përpjekje për të kuptuar gjuhën e dashurisë.
  • Ai planifikon të shkoni diku për fundjavë ku të pushoni të dy dhe ju i thoni: “Ua shkëlqyeshëm, marrim edhe prindërit e mi”.
  • Ai përgatit darkë për t’ju befasuar pas punës dhe ju thoni: “Falë Zotit, le të hamë shpejt dhe të flemë”, në vend që t’i jepni një përqafim të këndshëm dhe të ngrohtë.
  • Ju bën kafe, dhe ju thoni, “është shumë e hidhur për shijet e mia”.
  • Kur ju jeni të zëna në kuzhinë, ai ju vjen nga pas dhe në vend që të shijoni ngrohtësinë e përqafimit të tij, e largoni duke i thënë: “Të lutem, jo tani!”
  • Të qenit i heshtur është një gjë, por të mos flasësh edhe kur ai dëshiron që të flisni është totalisht joromantike.
  • Ai ju dërgon tekste romantike në një orë të çuditshme dhe në vend që të emocionoheni për këtë, ju i anashkaloni.
  • Ai planifikon një udhëtim të gjatë me ju dhe gjithçka që ju dëshironi është të merrni me vete edhe shoqërinë.
  • Ju blen një orë të bukur dhe ju i thoni: “Kjo nuk është ajo që kam kërkuar.” Me këtë sapo i keni thyer zemrën.

Thjesht shkoni dhe e pyesni se çfarë dhurate do të dëshironte në ditëlindjen e tij, me një fytyrë të qetë. E dashur, mund thjesht ta befasoni me diçka të këndshme, apo jo? Ai do ta vlerësonte surprizën tuaj pasi nuk është dhurata që ka rëndësi, por shqetësimi dhe dashuria në një marrëdhënie.

Gjëra të thjeshta siç janë bërja siç duhet e gjërave të mësipërme, mund të përmirësojnë martesën tuaj dhe mund të përforcojnë lidhjen tuaj përgjithmonë. Më mirë vonë se kurrë, kështu që zonja nëse mendoni se jeni një nga gratë joromantike, është koha të bëni kthesën e rëndësishme.

Vlerësoni jetën romantike dhe gjërat e vogla që ai bën për ju, duke kuptuar emocionet e tij, duke e befasuar atë me takime romantike, duke e komplimentuar atë dhe thjesht duke i thënë më shpesh “të dua”.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top