Në fokus

August 21, 2019 | 9:05

Shenjat që tregojnë se jeni një person inteligjent

A ju ndodh që ta vini në dyshim inteligjencën tuaj? Këtu gjeni disa shenja që mund të tregojnë se po gaboni. Shanset janë që të paktën 2 nga këto shenja do i keni të përbashkëta.

Keni marrë mësime muzike

Studime të shumta tregojnë se të mësoni të luani ndonjë instrument muzikor ndihmon në zhvillimin tuaj sidomos nëse keni mësuar kur keni qenë fëmijë. Një nga këto studime pretendon se vetëm një muaj mësim mund të ndihmoj 4-6-vjeçarët të përmirësojnë ndjeshëm rezultatet e testimit dhe ta bëjnë studimin më të lehtë.

Jeni fëmija më i madh në familje

Një studim interesant ka sugjeruar se fëmija më i madh në familje ka përparësi mesatarisht më të larta kur bëhet fjalë për IQ në krahasim me vëllezërit dhe motrat e tyre më të vogla.

Jeni në formë trupore

Në vitin 2006 u krye një hulumtim i çuditshëm. U zbulua një lidhje interesante: Sa më i madh të jetë beli i një personi, aq më të ulëta janë aftësitë njohëse të atij personi.

Jeni ushqyer me gji kur ishit foshnjë

Shkencëtarët nga Britania dhe Zelanda e re kanë studiuar më shumë se 3000 fëmijë dhe kanë gjetur se ata që janë ushqyer me gji kur ishin motakë kanë marrë pothuajse 7 pikë më shumë në testet e inteligjencës.

Keni lexuar që kur keni qenë fëmijë

Keni lexuar që kur keni qenë fëmijë? Shanset se jeni të zgjuar janë të mëdha. Studimet kanë treguar se këta fëmijë të cilët kanë lexuar që nga koha e hershme kanë shënuar pikë më të larta në teste.

Shqetësoheni shpesh

Shumë studime janë duke vërtetuar se personat që shqetësohen shpesh për gjëra, janë më inteligjentë.

Jeni kurioz

Një profesor i psikologjisë së biznesit të Universitetit të Londrës ka dalë në përfundimin se kurioziteti është një karakteristikë e rëndësishme për inteligjencën e njerëzve.

 

 

Burimi / https://www.gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top