Të gjithë besojmë se posedojmë një shkallë të caktuar të inteligjencës, por asnjëherë nuk jemi të vetëdijshëm për aftësitë tona të plota mendore. Njerëzit maten me rezultatet e IQ si mendimi maieutik, kujdesa e ardhshme dhe aftësitë analitike për të matur intelektin, por ka dhe cilësi të tjera që duhen marrë në konsideratë dhe nuk llogariten në këto vlerësime.
Këto janë 9 shenjat që flasin për një inteligjencë më të lartë:
Interes i pandalshëm
Studimet kanë treguar se njerëzit me interes të zjarrtë mund të jenë më inteligjentë në krahasim me të tjerët. Interesi përfaqëson vullnetin për të zbuluar më shumë dhe aftësitë mendore janë të ngopura me dëshirën për të mësuar rreth gjithçkaje.
Tendenca për t’u shqetësuar
Sipas një studimi shkencor, njerëzit që shqetësohen më tepër mund të jenë më inteligjentë se të tjerët.
Prirja për t’i lënë gjërat pas
Edhe pse shumica prej nesh nuk e lidhin harresën me inteligjencën, në fakt mund të ketë një lidhje mes tyre. Një studim nga Brice Kuhl ka treguar se fshirja e ca kujtimeve krijon hapësirë për gjëra të reja, gjë që e bën tendencën për të harruar shenjë të një inteligjence të mirë.
Humori
Një investigim i kryer në Universitetin e New Mexico u ka kërkuar pjesëmarrësve të paraqesin disa karikatura mbi tema të caktuara. Rezultatet treguan se ata që morën vlerësime më të larta për aftësitë intelektuale, krijuan karikatura më të këndshme të cilat e lidhnin humorin me një zgjuarsi më të lartë.
Marrja e kënaqësisë nga të lexuarit
Shumica prej nesh nuk e lidhin rrëmujën me zgjuarsinë e lartë, por studimet tregojnë të kundërtën. Rrëmuja vizuale e bën mendjen të fokusohet më mirë. Në kundërshtim me besimin publik, kaosi nxit kreativitetin.
Të qëndruarit zgjuar deri vonë
Në një hulumtim ku u analizuan nëse ishin të zgjuar ‘bufat e natës’, doli e vërtetë. Njerëzit të cilët qëndrojnë deri vonë flasin për një shpirt këmbëngulës dhe kreativitet më të mirë, gjë që i bën më të zgjuar se sa njerëzit e relaksuar.
Ndërmarrja e sfidave mendore
Testimi i të kuptuarit përmes disa sfidave mendore, është një tipar i njohur i gjenive. Njerëzit me inteligjencë të lartë i pëlqejnë debatet dhe nuk u intereson edhe nëse janë të pasaktë. Shkuarja në limite është tregues i shëndetshëm i trurit tuaj të ndërlikuar dhe mund të jetë një tregues i një mençurie të lartë.
Nuk ka nevojë të përpiqeni shumë
Edhe pse shumica e njerëzve nuk japin maksimumin e tyre në punë për shkak të përtacisë; studiuesve thonë se ky lloj i njerëzve janë më inteligjentë. Ata punojnë me të njëjtin objektiv si njerëzit e tjerë, por zakonisht e gjejnë një sekret. Me sa duket janë më të zgjuar se njerëzit e tjerë.
Të folurit me vete
Mos u shqetësoni, nëse flisni me vete para pasqyrës nuk është tregues i problemeve mendore, përkundrazi mund të jetë tregues i një inteligjence të lartë. Të biseduarit me veten mund të përmirësojë funksionalitetin e mendjes suaj dhe të ndihmojë një person të organizojë çështjet që kanë prioritet duke u fokusuar drejt objektivave.
Burimi / http://www.intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.