Pranvera njihet dhe si stinë alergjish. Faktorët kryesor që ndikojnë janë ndotja e ajrit, polenat e luleve dhe bimë barishtore. Alergjitë e stinës ngatërrohen me virozat që janë patologji dhe shpesh herë pacientët e neglizhojnë, duke mos iu drejtuar qendrave shëndetësore.
Kur duhet t’i drejtoheni mjekëve për të zbuluar nëse jeni prekur nga alergjitë apo jo?
Shenjat klinike të alergjive janë:
- Kruajtje dhe skuqje të syve
- Lotim
- Kruajtje të hundës
- Sekrecione nazale
- Kruajtje të pjesës së sipërme të qiellzës së gojës
- Kruajtje të fytit
- Kollë
- Problem të lëkurës, etj.
Nëse alergjitë nuk trajtohen ato çojnë në komplikacione, deri tek astma bronkiale. Më shumë të prekur janë moshat e reja, por edhe personat e grupmoshave 50-60 vjeç.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.