Është e pamundur të mësohet nëse dikush është i varur nga seksi, pa u këshilluar me një terapist, por ekzistojnë disa shenja paralajmëruese të cilat tregojnë se kur duhet të kërkoni ndihmë. Ekspertët e shëndetit kanë ngritur alarmin se varësia ndaj seksit, mund të jetë shumë e rrezikshme.
Varësia shprehet tek masturbimi i rregullt, seksi online, seksi me shumë partner, porno apo seksi me pagesë. Është shumë e rëndësishme të kërkosh ndihmë, pasi mund të shkatërrojë marrëdhënien tuaj, karrierën apo edhe shëndetin mendor.
Më poshtë, ju listojmë tetë shenjat që paralajmërojnë se jeni të varur ndaj seksit:
-Fantazitë seksuale dalin jashtë kontrollit;
-Bëni sjellje të caktuara seksuale, që nuk i shijoni aspak dhe në fund ndjeni fajtor edhe të penduar;
-Masturbimi – Nuk ka një përgjigje të saktë se kur po e teproni me masturbimin, por në momentin që ndikon në jetën tuaj, zilet e alarmit duhet të këmbojnë;
-Keni tentuar, por dështuat të ulni urinë ndaj sjelljeve seksuale;
-Përdorni seksin për t’u arratisur nga probleme si vetmia, depresioni, ankthi dhe stresi;
-E vendosni veten në situata të rrezikshme – lidhje jashtëmartesore, seks të pambrojtur;
-Eksitohesh nga seksi me të mitur, vetëm për të përmbushur fantazinë seksuale;
-Ke vështirësi të krijosh dhe të mbash një marrëdhënie të shëndetshme.
Burimi / Panorama ONLINE
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.