Përgjithësisht, xhelozia është përgjigja më e thjeshtë kur një person është i pasigurt në vetvete. Xhelozia në pak raste mund të fshihet për shkak se dallohet fare lehtë nga gjuha e trupit dhe fjalët.
Këto janë shenjat që tregojnë nëse ai është xheloz:
Nëse vëren mënyrën si vishesh
Një formë e mirë për të kuptuar nëse ai është xheloz, është nëse e mbikëqyr formën tënde të të veshurit. Përgjithësisht, burrat xheloz, nuk u pëlqen që partnerja e tyre të vishet në një mënyrë që mund t’i bie më shumë në sy të tjerëve.
Nëse i dashuri yt është gjatë gjithë kohës duke zgjedhur se çfarë do që të veshësh ti, duhet të dish se ai është xheloz.
Nëse nuk do që ti të kesh shokë
Sa herë që ti i flet për ta, bëhet keq ose të thotë se nuk i pëlqejnë. Kur një burrë është xheloz nuk do që e dashura e tij të dalë, shoqërohet ose të flasë me të tjerë meshkuj. Ai do të tentojë të largoj nga shoqëria, për t’u ndierë më i sigurt. Nuk është gjë e mirë ta lejosh të largojë nga shoqëria jote. Edhe nëse ai thotë vazhdimisht se shoqëria mes mashkullit dhe femrës nuk ekziston.
Të pyet sa herë që bie telefoni se kush është
Nëse ai të pyet sa herë që bie telefoni yt se kush të thërret, atëherë kjo është shenjë e xhelozisë. Kjo ndodh sa herë që shkruan me dikë, menjëherë do të dijë se me kë bisedon, ose do e marrë vesh këtë në forma të ndryshme.
Nëse e merr për keq kur dikush të bën lajka
Nëse ai e merr për keq kur një person të bën lajka, ose të thotë sa e bukur që je bërë, ose të shikon shumë, kjo për të është kërcënim dhe nuk ka të bëjë me mënyrën se si ti sillesh.
Dyshon dhe pyet shumë herë
Një shenjë shumë e qartë nëse është xheloz është kur ai dyshon në gjithçka që ti thua. Një shenjë e qartë e xhelozisë së tij është kur ai vazhdimisht pyet se ku je? Me kë je? Kush është aty me ty ?
Nëse këto karakteristika të duken të njohura për ty. Atëherë ke nevojë të flasësh me të për të zgjidhur këtë çështje.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.