Këshilla & Arsye

January 15, 2019 | 14:56

Shenjat që tregojnë se keni probleme me mëlçinë

Shumë persona, kryesisht afrikano-jugorë vuajnë nga ciroza e mëlçisë. E shkaktuar apo jo nga alkooli, efektet e kësaj sëmundje janë shkatërruese. Megjithatë në fillim shumë njerëz nuk e kuptojnë se mëlçia e tyre është dëmtuar. Mëlçia është përgjithësisht mjaft e aftë për të riparuar qelizat e dëmtuara. Por pas një sasie të konsiderueshme dëmtimi, këto qeliza nuk shërohen kurrë, gjë që mund të rezultojë me cirozë. Pasi kjo të ndodhë, shenjat dhe simptomat e dëmtimit të mëlçisë do të jenë më të rënda.

Shumë prej këtyre simptomave (lodhja, të përzierit, mungesa e oreksit) janë kaq jo specifike sa shumë njerëz nuk e vërejnë që në fillim. Më poshtë ju tregojmë 7 shenja të çuditshme dhe të fshehura që tregojnë se mund të vuani nga mëlçia:

Lëkura e thatë

Ndoshta ju nuk e merrni shumë seriozisht lëkurën e thatë nëse nuk keni skuqje të saj. Por lëkura e thatë mund të ndodhë edhe kur lëngu bilar (lëngu që ndihmon tretjen dhe sekretohet nga mëlçia por ruhet në fshikëzën e tëmthit) është i pranishëm në qarkullimin e gjakut për shkak të dëmtimit të mëlçisë. Kur kanali biliar është bllokuar, lëngu rrjedh përsëri bashkë me qarkullimin e gjakut. E gjithë kjo grumbullohet nën lëkurë dhe shkakton kruajtje.

Venat e dukshme të gjakut në lëkurë

Janë kapilarë të vegjël dhe të dukshëm në lëkurë. Ato shkaktohen përgjithësisht nga nivele të larta të estrogjenit, që është një tregues i funksionimit ose jo të mëlçisë dhe nuk i metabolizon hormonet tuaja. Kur këto vena jo shumë estetike shfaqen shpesh në fytyrë dhe këmbë për shkak të zgjerimit të arterieve, së bashku me disa degë që duket se rrjedhin nga arteriet në kapilarët tuaj.

Mavijosja dhe gjakderdhja

Nëse zbuloni se mund të gjakoseni lehtë pas një lëndimi, kjo mund të jetë një shenjë se mëlçia juaj nuk është e shëndetshme. Proteinat që ju duhet të mpiksin gjakun nuk prodhohen në sasi të mjaftueshme.

Era e keqe e gojës

Kjo shenjë mund të tregojë shumë probleme shëndetësore, të tilla si sëmundjet e mishrave të dhëmbëve apo sinoziti, por gjithashtu mund të jetë një shenjë e dukshme e dëmtimit të mëlçisë. Era e keqe e gojës shkaktohet pasi lë në gojë një shije të keqe niveli i lartë i sulfurit dimethyl, që lëshohet në gjak kur vuani nga ciroza e mëlçisë.

Dëmtimet dhe hiperpigmentimi në fytyrë

Pigmentimi në fytyrë mund të shkaktohet nëse mëlçia e kryen funksionin e saj ngadalë ose nuk punon siç duhet. Kur kjo ndodh estrogjeni në organizëm rritet dhe lëshon një substancë të quajtur tirsosinase. Kjo është një enzimë që përmban bakër dhe prodhon më shumë melaninë se ç’duhet dhe shkakton defekte në fytyrë dhe në gjithë trupin.

Pëllëmbë të kuqe

Djegie e duarve pas një kruajtje, e njohur edhe si eritmia e pëllëmbëve mund të jetë një tjetër shenjë e dëmtimit të mëlçisë. Kjo ndodh zakonisht si rezultat i niveleve jo normale të hormoneve që kalojnë në gjak.

Mungesa e përqendrimit

A po luftoni me përqendrimin në punë kohët e fundit? Mungesa e përqendrimit mund të mos jetë për shkak të rrjeteve sociale apo videove që shihni në to por mund të jetë një shenjë se mëlçia juaj është e sëmurë. Dy nga funksionet më të rëndësishme të mëlçisë janë detoksifikimi dhe furnizimi me energji i trupit. Kur gjaku është i mbingarkuar me toksina, që rezulton të vijë nga një mëlçi që nuk funksionon siç duhet, truri juaj mund të ndikohet. Duke pasur një metabolizëm të ngadaltë, kjo mund të rezultojë në lodhje, e cila ndikon në qartësinë mendore. Kjo mund të shfaqet në shenja delikate si të harruarit ose probleme më të mëdha si rënia në koma.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top