Marrëdhënie

May 4, 2019 | 8:22

Shenjat që tregojnë se martesa juaj po shkon drejt divorcit

Për shumë njerëz divorci vjen nga hiçi, por në pjesën më të madhe të rasteve është vetëm kulmimi i një sërë problemeve në çift. Por cilat janë shenjat që tregojnë se diçka po shkon keq në një lidhje?

Sipas psikologes amerikane Melissa Keogh, ekzistojnë gjashtë të dhëna për të kuptuar se divorci është fare pranë. Disa nga sinjalet mund të shihen fare lehtë, ndërsa të tjerat janë vështirë për t’u dalluar.

Sipas psikologes, sinjali i parë i alarmit se jeni pranë divorcit, është mungesa e raporteve seksuale. Ndonëse shumë njerëz kanë lidhje të kënaqshme, ndonëse pa seks, sipas Keogh, është më mirë që të flitet me një ekspert, lidhur me një terapi seksuale.

Një tjetër shenjë që tregon se martesa është në krizë, është abuzimi si fizik, emocional ose verbal. Nëse partneri juaj është agresiv dhe nuk dëshiron të ndryshojë sjellje, kjo gjë mund të sinjalizojë fundin e martesës.

Tradhtia është një tjetër arsye që çon drejt divorcit, sidomos nëse është e përsëritur. Sipas Keogh, në këtë rast një mundësi e mirë është një konsultë martesore, për zgjidhjen e problemit, por nëse tradhtia është “seriale”, raporti është i destinuar të dështojë.

Një tjetër problem që mund të shkaktojë divorcin është pasja e varësive, si nga droga, bixhozi etj. Sipas psikologes, edhe përçmimi dhe përbuzja është një sinjal për një raport në krizë.

Një studimi i zhvilluar gjatë 40 viteve, ka zbuluar se çiftet që kishin përçmim për partnerin, ishin më të pritura për t’u divorcuar.

Sinjali i fundit, edhe më pak i dukshmi, është që martesa juaj është e palumtur dhe vazhdon për inerci, pa mundur të kujtohen momentet e lumtura me partnerin.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top