Këshilla & Arsye

May 24, 2019 | 8:07

Shenjat që tregojnë se në punë jeni më të rëndësishëm se sa e mendoni

Është normale të ndihesh i nënvlerësuar nga pronari apo kolegët e tjerë në qoftë se po punoni më fort seç duhet.  Por në qoftë se ju keni standarte më të larta se të tjerët dhe ju jeni përgjithësisht i zënë atëherë puna juaj në grup do të jetë vitale.

Më poshtë ne përshkruajmë tetë mënyra të ndryshme për të treguar se ke ndikim në punë.

  1. Kolegët mendojnë se je miqësor

Ata vijnë tek ju për të ndarë idetë ose për të folur për ndonjë shqetësim që ata mund të kenë në zyrë. Njerëzit nuk kanë frikë të kërkojnë ndihmën tuaj ose mendimet tuaja për gjërat që ju nevojiten.

  1. Eprori juaj kërkon mendimin tuaj

Është shenjë e mirë kur eprori juaj do të dijë atë çka ju keni për të thënë. Në këtë mënyrë u jepet mundësia të mbani fjalime ose të prezantoni projekte në evente që mund të organizohen.

  1. Merrni komplimente për pozitivitetin tuaj

Njerëzit duan të qëndrojnë gjithmonë afër me persona pozitiv. Gjithashtu dhe të qenurit realist mund t’u japë një motivim kolegëve rreth jush.

  1. Propozimet tuaja merren seriozisht

Nëse keni propozuar një ndryshim projekti, ose keni sugjeruar një detyrë të menaxhimit të kohës që mund të jetë e dobishme për të gjithë zyrën, duke parë se idetë tuaja po zbatohen është çelësi. Njerëzit rreth jush i besojnë gjykimit tuaj dhe ju dëgjojnë kur propozoni ndryshime.

  1. Merrni reagime pozitive nga eprori

Të gjithë punonjësit mund të përmirësohen në një mënyrë apo një tjetër, nëse eprori juaj po të ndihmon të përmirësohesh dihet se ai ka një plan më të mirë për ty.

  1. Ftohesh në takime ku nuk janë kolegët tuaj

Ju mund t’ju kërkohet të uleni në takim që kolegët e kompanisë nuk janë dhe kjo është një shenjë e mirë. Shefi dhe menaxheri duan që ju të jeni të vetëdijshëm për atë që po ndodh brenda kompanisë tuaj dhe ata duan të dëgjojnë mendimet tuaja mbi të.

  1. Mendon se je një shkallë më lartë se kolegët.

Edhe pse mund të duket frustruese kjo është një shenjë e mirë. Eprori e vëren potencialin tuaj dhe do që ti të jesh punonjësi më i mirë. Me shumë mundësi mund të fitosh edhe një rritje në detyrë.

  1. Je shpesh herë i zënë

Përsëri kjo mund të jetë frustuese. Por arsyeja që ju jeni të zënë është se të tjerët rreth jush duan që ju të jeni pjesë e takimeve të rëndësishme, ata duan të dëgjojnë shënimet tuaja në prezantimin e ardhshëm, ata duan zgjidhjet tuaja për një problem të kompanisë dhe më shumë.

 

 

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top