Engjëjt janë qenie jo fizike të cilët vibrojnë në një frekuencë të ndryshme nga e jona. Këta ‘roje shpirtërore’ kërkojnë gjithnjë të udhëheqin veprimet dhe të prezantojnë mendimet që sjellin përfitime për ne. Është mister fakti se si këta engjëj vijnë të na mbrojnë e të kujdesen për ne. Zakonisht nuk manifestohen me prezencë fizike, por mund ta ndjesh praninë e tyre.
Pesë shenjat e listuara më poshtë, janë disa nga eksperiencat më të zakonshme, të sjella nga njerëzit në mbarë botën.
- Ndryshimi i temperaturës
Dhoma mund të bëhet më e ngrohtë ose më e ftohtë në mënyrë të pashpjegueshme. Prezenca e tyre mund të ngadalësojë ose përshpejtojë molekulat në ajër, të cilat bëjnë të mundur ndryshimin e temperaturës. Kushtoji vëmendje asaj që po bën ose po mendon dhe provo të kuptosh se çfarë po përpiqen të të komunikojnë.
- Aroma të pashpjegueshme
Ke qenë ndonjëherë në shtëpi apo në një vend ku ke ndjerë parfume të rastësishme dhe aroma e tyre ishte jashtëzakonisht e mirë? Nëse mund të ndjesh këtë parfum rreth teje dhe është shumë i mirë, një engjëll mund të jetë një përqafim larg teje. Çfarë ndjeve? Për çfarë mendove?
- Të shohësh drita me ngjyra të ndryshme
Të shohësh drita rreth teje, tregon për prani të engjëjve. Mund të dallosh një dritë të vakët ose të ndërgjegjësohesh për hijet që të rrethojnë. Mos ki frikë. Engjëjt nuk duan të të bëjnë keq.
- Komunikimi përmes ëndrrave
Mund të mos kujtohesh për ëndrrat, por do të ndihesh më i lehtë, më i fortë dhe i sigurt për rrugën që do të marrësh në jetë.
- Të ndjesh se dikush po të ndjek
Ndjesia do shoqërohet nga një ndjenjë besimi dhe dashurie. Nëse je vetëm dhe ndjen se dikush është në dhomë me ty, ki besim në intuitën tënde. Engjëjt po përpiqen të të mbrojnë.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.