Në fokus

February 1, 2020 | 8:06

Shenjat që tregojnë se nuk kujdeseni për veten

Ju nuk i kushtoni vëmendje pamjes tuaj

Do të filloni të ushtroheni por në fund e gjeni një justifikim për të mos e bërë? E njëjta gjë ndodh edhe me dietën tuaj? Këto janë disa nga shenjat që tregojnë se ju nuk e doni veten tuaj mjaftueshëm…

Ju nuk keni kohë personale

Jeni plot me detyrime për gjëra të tilla si puna, familja, miqtë. Edhe nëse keni kohë të lirë, e shfrytëzoni atë duke menduar se çfarë të bëni tjetër. Të kujdesesh për veten dhe të qetësohesh me diçka që të pëlqen është shumë e rëndësishme dhe duhet të jetë në ke të listës së qëllimeve tuaja.

Jeni kritikë të ashpër

Një tjetër shenjë se nuk e doni  veten tuaj, është kur ktheheni në një kritik të vetes por edhe të njerëzve që ju rrethojnë.

Kurrë nuk kërkoni ndihmë

Kjo mund të duket si shenjë force, por në të vërtetë nuk është kështu. Të gjithë kemi nevojë për ndihmën e të tjerëve në një moment të jetës sonë.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top