Marrëdhënie

February 13, 2019 | 8:25

Shenjat që tregojnë se partneri ju manipulon

A jeni ndonjëherë konfuze për marrëdhënien tuaj? Ju duket sikur bëni gjëra pa dëshirë vetëm për hir të partnerit? Ndoshta partneri juaj ka aftësi manipuluese. Si ta kuptoni këtë?

6 shenja se partneri ju manipulon

Nuk respekton kufijtë

Njerëzit manipulues zakonisht nuk kanë vlerësim për kufijtë. Në fakt, ata janë në gjendje të tejkalojnë gjithçka vetëm për të marrë atë që mendojnë se ju nevojitet në një kohë të caktuar.

Shantazh emocional

Manipuluesit janë ekspertë në shantazhe emocionale. Ata ju bëjnë të ndiheni në faj duke kujtuar çfarë kanë bërë për ju, që në këmbim ju të bëni atë që ata duan.

Urgjencë

Personat që manipulojnë vijnë e ikin shpejt, bëjnë sikur kanë nevojë për diçka dhe nuk mund të pres, duke ushtruar presion për të marrë një përgjigje sa më shpejt.

Ju ulin vetëbesimin përmes fjalëve në dukje të mira

Kjo është një taktikë shumë e njohur, kur manipuluesit bëjnë sikur ju thonë fjalë të mira, por që në thelb fshehin fyerje ndaj jush. P.sh: Sa shumë do të pëlqenin njerëzit nëse nuk do ishe kaq e shëndoshë”.

Ndërpresin komunikimin

Edhe kjo është një teknikë shumë e fuqishme për ta bërë personin tjetër të ndiejë presion dhe të drejtohet tek ju për t’i dhënë shpjegim situatës.

Agresivitet pasiv

Kur personi manipulues nuk merr atë që do nga ju, ai mund të praktikojë agresivitetin pasiv. Çfarë do të thotë kjo? Ata do t’ju shkaktojnë dëm duke pretenduar se e bëjnë këtë padashje, për shembull do të bëjnë sikur harruan diçka që ju kishit shumë nevojë.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top