Ju ndiheni të pavlerë në sytë e prindërve
Nëse prindërit vazhdimisht ju kanë thënë se ju nuk vleni, kjo është shenjë tipike e një edukimi “toksik”.
Ndihesh e detyruar të kujdesesh për prindin
Për shkak të ndjenjave të fajit ose të pritshmërive brenda familjes, shumica e njerëzve kanë një ndjenjë besnikërie të detyruar, sidomos ndaj prindërve të tyre. Nëse mendoni se jeni borxhlinj ndaj prindërve sepse ata ju dhanë jetën, ky është mendim i gabuar.
Prindi shpërfill nevojat tuaja emocionale
Nëse nevojat tuaja themelore emocionale nuk plotësohen nga prindërit tuaj, ju as vetë nuk do të jeni në gjendje të trajtoni siç duhet emocionet tuaja.
Keni qenë viktimë e abuzimit verbal ose fizik
Abuzimi i çdo lloji nuk duhet të tolerohet kurrë, dhe sidomos nëse vjen nga prindërit tuaj.
Prindi nuk dëshiron që ju të jeni i pavarur
Fitimi i pavarësisë është një nga mësimet më të rëndësishme në jetë. Sidoqoftë, ka prindër që e kanë bërë pothuajse të pamundur që fëmija i tyre ta arrijë atë plotësisht.
Ndjenjat e tyre janë më të rëndësishme sesa tuajat
Një prind toksik do t’u japë përparësi ndjenjave të tyre mbi fëmijën. Një prind që i kushton një vlerë më të lartë nevojave të tyre emocionale, po dëmton fëmijën.
Nuk ka individualitet në marrëdhënien tuaj
Në këto raste vendosja e kufijve është vendimtare.
Prindi juaj nuk aprovon asgjë
Nevoja për aprovim, sidomos nga prindërit është një nevojë humane. Nëse prindërit kurrë nuk kanë aprovuar zgjedhjet dhe vendimet tuaja, kjo do të ulë vetëbesimin.
Burimi / https://www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.