Këshilla & Arsye

June 22, 2019 | 8:06

Shenjat që tregojnë se trupi juaj vuan nga mungesa e kalciumit

Kalciumi është një element esencial kur vjen puna për të ndërtuar kockat tuaja, por çfarë ndodh kur nuk e keni në nivelet e duhura? Atëherë është koha për një vizitë tek mjeku, të rishikoni dietën ushqimore dhe sigurisht t’i hidhni një sy këshillave më poshtë:

  1. Nuk i hani dot produktet e bulmetit

Nëse për arsye nga më të ndryshmet keni hequr dorë nga qumështi i lopës dhe nënproduktet e tij, atëherë duhet të konsumoni më shumë brokoli dhe bajame.

  1. Lëkura e plasaritur dhe thonj të dobët

Lëkura jonë dhe thonjtë janë një tregues i mirë i shëndetit. Thonjtë që nuk rriten apo thyhen kollaj është një sinjal që keni mungesë të kalciumit.

  1. Keni shpesh krisje apo thyerje kockash

Qoftë edhe nga një dëmtim i vogël, ju keni thyerje kockash? Kjo tregon dukshëm se keni mungesë të kalciumit, madje në nivele shqetësuese.

  1. Dhëmbët tuaja dëmtohen shpejt.

Kalciumi i mban dhëmbët tanë të fortë. Nëse nuk marrim mjaftueshëm kalcium përmes ushqimit, atëherë as dhëmbët tanë nuk do jenë në formën më të mirë të mundshme.

  1. Ju vuani nga presioni i lartë i gjakut

Kalciumi është një element i rëndësishëm kur vjen puna tek procesi i qarkullimit të gjakut. Nëse nuk keni mungesë, atëherë edhe presioni i gjakut “ecën” me ritme normale.

 

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top