Të gjithë e dimë që coca-cola ndikon keq në linjat trupore apo shëndetin e dental, por shumë pak njerëz e dinë që konsumimi i pijeve me sheqer e dëmton trurin e njeriut, shkruan truththeory.com.
Një institut shëndetësor në Amerikë me në krye doktorin Sprague-Dawley, ka kryer eksperimentin tek minjtë.
Minjëve të sapolindur u është dhënë të pinë shumë pije me sheqer, minjtë femra kanë përjetuar në mënyrë më negative sfidat gjatë eksperimentit.
Më pas është vërejtur se minjtë e porsalindur kanë pasur stres, pothuajse të njëjtë me minjtë e vjetër. Ky stres ka ardhur si pasojë e konsumimit të madh të pijeve me sheqer.
Konsumimi i sheqerit shkakton ndryshime të mëdha në tru, ky ndryshim negativ mund të ndodhë sidomos tek fëmijët e moshës 9-16 vjeç.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.