Studim

May 22, 2018 | 12:42

Sheqeri shton ankthin dhe depresionin

Ankthi dhe depresioni janë dy sëmundje psiko-fizike që mund të nxjerrin në dritë pasoja sociale shumë të rënda dhe kufizuese dhe kjo i përket edhe suksesit që një individ mund të ketë në fushën profesionale. Ndaj gjetja e një kure të pagabueshme, është një nga mendimet kryesore që kanë shkencëtarët.

sheqer

Edhe pse është një mision i vështirë, duket se një ekip studiuesish nga Kolegji Universitar në Londër ka gjetur një lidhje të madhe mes ankthit e depresionit me konsumin e sheqerit, i cili ka efekt negativ jo vetëm për trupin, por edhe për mendjen.

Cili është mekanizmi përgjegjës për lidhjen mes sheqerit dhe ankthit apo depresionit?

Sipas studimeve të Kolegjit Universitar të Londrës, kjo lidhje evidentohet nga një substancë bllokuese që gjendet te sheqeri, e cila shkakton pakësimin e një proteinë të veçantë, nga e cila varet zhvillimi i qelizave të trurit. Për këtë arsye, përqindja e shfaqjes së sëmundjeve si depresioni dhe ankthi shtohet dukshëm.

Veç kësaj, nuk është fare e vërtetë që sheqeri ndihmon për të ngritur moralin, përkundrazi: sipas studimeve, sheqeri nuk bën gjë tjetër veçse shton gjendjen e humorit të luhatshëm.

Marrë nga Revista “Psikologjia” print, janar Nr. 126

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top